Malkaj: Deputetët duhet të jenë pranë popullit, jo të shohin si merret zvarrë!

Tuesday, 21 May 2024 13:47
Opozita ka thirrur sërish një protestë gjatë ditës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës, kjo në vijim të thirrjeve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për protesta.
 

Aktori Mehdi Malkaj, prezent ne çdo protestë, ka mbajtur fjalën e tij në këtë reagim qytetar. 

 

Ai tha se deputetët duhet të jenë pranë qytetarëve dhe jo të shohin se si qytetarët merren zvarrë nga policia.

Mehdi Malkaj: Zonja dhe zotërinj, tani e kuptova përse kanë ardhur të gjithë këtë policë. Këta janë ne mbrojtjë të çiftit të lesbikeve.

Unë do diskutoj një gjë. Thuhet për në shqiptarët që ne jemi trima. Trima të mëdhenj thuhet. Atëherë unë them jo, ne nuk jemi trima sepse u ka vajtur mendja ndonjëherë se kufijtë shtetërore i kemi me veten tonë. Ne kufizohemi vetëm më shqiptarë. Po pse? Se na kanë marrë tokë. Dhe jemi bërë të vockël fare. Ku është trimëria këtu? 

Se po të ishte trimëri, ky që quhet kryeministër nuk do të ishte në pushtet tani. Më thoni sa shqiptarë u çuan për atë turpin e madh që u bë këtu në këtë bashki, martesa e një çifti lesbikeje. Dhe turpi i madh njëra kishte një fëmijë në dorë. Një skandal. Ku janë? Kush u çua në protestë që të thotë more çfarë bëni, nuk jemi ne shqiptarët.

Ne e pranojmë të keqen me shumë dashuri ne jemi një popull i shtrirë barkas që kalon kryeministri me gjithë qeverinë e tij të qelbur edhe na shkel me këmbë, edhe nuk ndihemi. Jo, ka ardhur koha miq të dashur kudo që jeni të mbushim xhepat me gurë kur te vijmë këtu. Nuk mban mq! Jemi bërë qesharakë, nuk protestojmë. Njeriu grindet edhe me veten ndonjëherë, por pse nuk grindet me këta që të shpërfytyrojnë....

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...