Gjokutaj: Skandal lënia e Berishës në 'arrest shtëpie'! Irena Gjoka nuk u përjashtua edhe pse nuk e kontestoi dënimin

Tuesday, 21 May 2024 13:53
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar për mediat pas mbarimit të seancës gjyqësore të drejtuar nga Rudina Palloi, e cila la në fuqi masën e sigurisë 'arrest shtëpie' ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, si dhe mos përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, sipas kërkesës së mbrojtjes. 
 

Gjokutaj e ka quajtur një skandal këtë vendim të gjykëtës, ku sipas tij ‘në bazë të ligjit gjyqtarja Irena Gjoka i ka bërë një relacion gjykatëses që kishte për shqyrtim për përjashtimin e saj dhe është interesante fakti që zonja Gjoka në relacionin e saj nuk e konteston ekzistencën e faktit që ajo është dënuar nga gjykata administrative me ndalimin në zonën Shengen’.  

 

Gjokutaj: Ne parashtruam të gjitha kundërshtinë tonë me të ashtuquajturat rezultate që SPAK parashtron për zotin Berisha, në asnjë veprim që ata pretendojnë ndonëse ato janë veprime të ndodhura më herët, të raportuara dy herë, por në kontestimin tonë zoti Berisha nuk është subjekt i hetimeve, nuk ka asnjë veprim hetimor që të hedhë dritë mbi një akt, mbi një firmë, mbi një prononcim të zotit Berisha, mbi një veprim apo mosveprim të tij në lidhje me këtë çështje. Ky është një skandal. Gjykata vendosi të vazhdojë masën e ‘arrestit shtëpiak’, ndërkohë që hetimet merren me problemet e mbrojtjes kundër zjarrit, me kontribute patriotike. Sot kemi dëgjuar pataksira në seancë po sot kemi marrë një kopje të vendimit të kësaj gjykate për rrëzimin e kërkesës sonë për përjashtimin e gjykatëses Irena Gjoka. Në bazë të ligjit gjyqtarja Irena Gjoka i ka bërë një relacion gjykatëses që kishte për shqyrtim për përjashtimin e saj dhe është interesante fakti që zonja Gjoka në relacionin e saj nuk e konteston ekzistencën e faktit që ajo është dënuar nga gjykata administrative me ndalimin në zonën Shengen por thotë që pretendimet e mbrojtjes nuk hyjnë në ato shkaqe që sjellin përjashtimin tim dhe gjykata pastaj në një arsyetim jashtë objektit të kërkimit tonë, thotë që kjo gjykatë nuk është kopetente për të gjykuar mbarimin apo jo të mandatit të zonjës Gjoka. Këto janë teknalitete.

Nuk duan të hyjnë në thelbin e çështjes qoftë për përjashtim qoftë edhe për themelin për marrjen e provave.

Kërkesën për përjashtim ja kemi qepur në pallto dhe do ja qepim edhe në kostumin veror.

Ne kemi bërë kërkimet dhe çështja e Irena Gjokës ka shkuar në prokurori dhe akoma nuk kemi përgjigje nga ata.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...