Nga dita e sotme qytetarët e Shqipërisë mund të udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit. Ambasadori i Azerbajxhanit në vendin tonë, Anar Huseynov e ndau këtë lajm në një postim në rrjetin social X.
Marrëveshja për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit, u nënshkrua më 1 mars 2024. Intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit preku një tjetër dimension me vizitën e Komitetit të Përbashkët Shqipëri-Azerbajxhan këtë javë në Baku.
Në takimin e radhës mes Komitetit të Përbashkët u diskutua gjerësisht mbi mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në disa sektorë të rëndësishëm, duke nisur nga turizmi, shëndetësia, arsimi dhe deri tek digjitalizimi. Gjatë kësaj vizite u diskutua edhe dakordësimi i zbatimit të projektit pilot të gazifikimit të Korçës, terminali i rigazifikimit në Gjirin e Korçës si edhe mundësia e pjesëmarrjes së kompanive nga të dyja vendet në projekte të energjisë së rinovueshme.