Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur edhe te ndërtimi i aeroportit të Vlorës, i cili sipas tij është një tjetër provë e makutërisë së vjedhjes dhe korrupsionit nga ana e Edi Ramës.
Berisha theksoi se Belinda dhe Edi Rama, firmosën të paguajnë që vitin e parë çdo vitë që është nën 600 mijë pasagjerë, në një kohë që Vlora ka maksimumi 30 mijë shtretër turistikë.
Berisha: Le të marrim pak premtimin tjetër të kryehajdutit të Shqipërisë, aeroportin e Vlorës.
A e dëgjoni ju Belush-Belindën kur u thotë se do të jetë më i madhi në Ballkan, o hajdut të pafytyrë?
Po si mund të jetë në Vlorë aeroporti më i madh në Ballkan? A e dini ju se ku është vjedhja?
Se Belinda dhe Edi Rama kanë firmosur të paguajnë që vitin e parë çdo vitë që është nën 600 mijë pasagjerë. Pra vjedhja dhe korrupsioni i ka verbuar sytë këtyre makutërve pa moral dhe imagjinojnë se aeroporti i Vlorës që shtrihet në një territor me maksimumin 30 mijë shtretër turistikë, ky do ketë mbi 600 mijë. A ka krim më të shëmtuar se ky?
Unë kam qënë dhe jam për ndërtimin e aeroportit por kurrë për një aeroport 120 milionë euro, kurrë një aeroport me garanci për 600 mijë bileta vitin e parë dhe kurrë një aeroport që shkatërroi pëfundimisht ekosistemin shekullor ujor të Vlorës.
Aeroporti mund të ndërtohej midis Fierit dhe Vlorës, i shërbente Vlorës, Fierit, Beratit, Gjirokastrës dhe me rradhë. Pra ku do i gjejmë paratë? Po paratë do ua marrim hajdutëve mor. Paratë u merren pushtuesve. Paratë u merren pronat e tyre të krimit do konfiskohen. Vrimën e miut do kërkojnë të gjobisin shqiptarët duke ndërtuar tunelin më kushtueshëm në planet në vendin më të varfër në Europë.
Je njeriu më i papërgjegjshëm më hajdut më i papërmbajtur je turpi i dheut, ordiner! Të blenë me valixhe me euro ata të cilët se morën kurrë premtimin nga Sali Berisha.
Nuk ndërtohet tuneli si gurë varri mbi shqiptarët, me 18 mijë euro për shtrat turistik. Krime të tilla i gjen kudo, pse nuk lejoi pse nuk erdhi në interpelancë për AKSHI-n, sepse të gjitha tenderat e fituara nga familja, Amall Frangu, janë me 90% vjedhje dhe grabitje.
Miq t’i heqim hajdutët. E shkatërruan shtëpinë.