Deklaratë e kryetarit të PD: Vendim i SIAC shton një kat në monumentin e korrupsionit dhe turpit të vendimit për përjashtimin e Sali Berishës

Hënë, 17 June 2024 16:23
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të SIAC në lidhje me padinë e tij për vendimin e shpalljes ‘non grata’ nga Britania e Madhe.

Deklaratë e kryetarit të PD Sali Berisha 

 

Vendim i SIAC shton nje kat ne monumentin e korrupsionit dhe turpit te vendimit për perjashtimin e Sali Berishes

Ne gusht të vitit 2022, unë fillova procedurën e kundërshtimit të vendimit te State Secretary of Home Department (Home Office) të BM për përjashtimin tim nga ky vend, që m’u komunikua në datë 21 Korrik 2022, fillimisht nga Edi Rama në parlament dhe pastaj nga qeveria britanike.

Procedura e ankimimit parashikonte fillimin e detyrueshëm të saj pranë Komisionit të Posaçëm të Apelimit për Migracionin (SIAC), përpara se palët te shkojnë ne gjykate.

Procesi në SIAC është vonuar përtej çfarëdolloj afati te arsyeshëm për te penguar zbulimin e te vërtetës.

Ky proces përfundoi sot, pas dy vitesh, me lënien ne fuqi te vendimit te Home Office nga Komisioni i Apelimit, duke dëshmuar kështu dështimin e plote të këtij komision në goditjen e korrupsionit në segmente te administratës se Britanisë se Madhe.

Në paragrafin 17 të vendimit të tij Komisioni (SIAC) pohon se nuk kane vlerësuar as vërtetësinë e provave dhe as atë të akuzave të ngritura ndaj meje, por vetëm nëse Sekretarja e Home Office ka pasur baze qe, në bazë të provave që i janë vënë përpara, të besonte se vendimi i përjashtimit ishte i drejtë. Kjo provon qartë se, jo vetëm SIAC nuk ka hetuar zbulimin e të vërtetës siç pohon vete, por edhe se vendimi i Sekretares është marrë në bazë të artikujve të mediave të sponsorizuar nga Soros dhe deklaratave të kundërshtarëve të mi politikë Rama, Basha, Veliaj.

SIAC gjithashtu pohon në vendimin e tij se nuk ka vlerësuar fare mijëra faqe prova dhe dëshmi të paraqitura nga avokatet e z. Berisha, me pretendimin se janë paraqitur jashtë afati (paragrafi 9). Ndërkohe qe ato janë dorëzuar absolutisht brenda afatit, por zyrtarët ligjorë te Home Office nuk ia kane paraqitur Sekretares te këtij institucioni me qellim qe ajo te mos njihej me përmbajtjen e tyre dhe për rrjedhoje te mos pranoheshin më pas nga SIAC, meqë Sekretarja nuk i kish patur para saj në momentin e marrjes së vendimit (shif paragrafin).

Theksoj se ky përjashtim i qëllimshëm i provave vjen:

(i) Pasi ambasadori ambasadorit Alastair King Smith i dështuan provat e paraqitura ndaj meje ne Home Ofiçe, duke e detyruar të kalonte nga zyra ne zyre ne Tirane duke kërkuar prova tjera dhe duke u shprehur ne konfidence se ne e përjashtuam Berishën, por na duhen prova se ai na ka paditur.

(ii) Pasi ambasadori Alastair King Smith, i shkruante autoriteteve të tij se heqja e ekspulsionit për Berishën, qofte me vendim nga Home Office apo me vendime të tjera ligjore do të ulte reputacionin e Mbretërisë së Bashkuar.

(iii) Se fundi, kjo ka ndodhur pasi kur punonjësi i Home Office që përgatiti vendimin për përjashtimin tim i kërkoi provat kundër meje organit që kish përgatitur rekomandimin e përjashtimit tim-Crime State Nexus (CSN), që drejtohej nga paraardhësi i Ambasadorit Alastair King Smith, z. Norman Duncan, ky i fundit iu përgjigj në mënyrë qesharake se vendimi për përjashtimin tim ishte bazuar ne 38 DipTel (telegrame diplomatike), por se të gjitha DipTel kanë humbur. Natyrisht kjo nuk ishte e vërtet dhe kjo ishte një tentative mjerane për të fshehur faktin se DipTels nuk tregonin asgjë.

 Sipas ambasadoreve te korruptuar nga lobimi i Xhorxh Soros dhe Edi Rames, Berisha duhej ndaluar sepse:

(1) Paska lidhje me piramidat e vitit 1997, në një kohe kur hetimet penale dhe parlamentare të zhvilluara nga PS pas ardhjes së saj në pushtet nuk kane dëshmuar dot asnjë fakt për ketë gjë. Vetë provat e sjella nga Home Office përgënjeshtrojnë pretendimet e saj. Madje vetë Parlamenti i MB, në një raport të posaçëm që flet mbi këto skema, vlerëson qëndrimin e qeverisë shqiptare dhe që këshillon institucionet britanike të ndjekin përqasjen e saj, si të vetmen rrugë të drejtë dhe ligjore - falimentimin e skemave piramidale dhe vënien e drejtuesve të tyre para drejtësisë.

(2) Berisha paska lidhje me krimin e organizuar pasi qe një militant i PD te cilin Berisha nuk e kish takuar kurrë ne jete (F. Dauti) gjate një vajtje te komisionit te rithemelimit ne PD ka goditur me shkelm nje dere! Ndonëse në dokumentet e saj Home Office pohon se nuk gjetëm asnjë provë qe Berisha te ketë ndonjë lidhje me z. Dauti, në mënyrë alogjike e qesharake shprehen se kjo provon lidhjen e Berishës me krimin e organizuar, Kjo vetëm sepse ambasadori ka marrë të gatshme shprehjet e Lulzim Bashës.

(3) Berisha paska pasuruar biznesmenin Damir Fazliç dhe ka ndaluar hetimin e tij sipas një media te Soros. E vërteta është se Fazliç nuk është favorizuar kurrë nga Berisha dhe qeveria e tij dhe nuk ekziston asnjë fakt që të provojë të kundërtën. Aludimi për ndërhyrje në hetimin e Fazliç i referohet faktit që prokuroria në një rast ka dashur t’a ndalojë pa pasur vendim me shkrim për ndalimin e tij, gjë që është refuzuar të zbatohet nga zyrtarët e policisë, në përputhje me Kushtetutën dhe garancitë universal për të drejtat e njeriut. Kur prokuroria lëshoi shkresën ligjërisht, Fazlic erdhi dhe dha dëshminë e tij. Prokuroria zhvilloi gjatë 1 viti hetime në Shqipëri dhe shtete të tjera ndaj Fazliç dhe nuk gjeti dot asnjë prove që të tregonte ndonjë shkelje nga ana e tij.

(4) Berisha paska pasuruar Fazliç pasi ai, si çdo qytetar tjetër i këtij vendi apo i huaj, ka blerë 12 hektarë tokë private në Porto Romano, nga të cilat 2 hektarë nga dhëndri im dhe se për këtë shkak unë paskam zgjeruar parkun e Porto Romanos në mënyrë që toka e tij të futej brenda zgjerimit. E vërteta është se toka e Fazliç ishte pjesërisht brenda parkut të miratuar nga qeveria socialiste dhe qeveria e PD e zgjeroi parkun jo me pak hektare, por me 850 hektarë të tjerë, pasi në bazë të një studimi shume-vjeçar Ministria e Ekonomisë krijoi zonën industriale energjetike ne Porto Romano, në bazë të interesave të krijimit të një parku të tillë dhe jo për pak hektarë që kish blerë Fazliç. Që në vitin 2004 e në vijim, në fletoret zyrtare të Shqipërisë si dhe në media janë publikuar akte zyrtare që tregonin se parku energjetik do të zgjerohej, çka shtyu dhjetëra biznesmenë të blinin tokë në këtë zone. Ky park dhe sot po zgjerohet përsëri.

(5) Pretendimi se vajza ime paska përfituar nga investimi 100 ml euro i biznesmenit Ansar është shpifje dhe gënjeshtër e trashe. Kjo pasi ky investim nuk ka ndodhur kurrë. Personi në fjalë kërkoi të investonte pa respektuar rregullat e tenderit dhe kur vajza ime, ne përputhje me ligjin, refuzoi te loboje pranë qeverise për këtë gjë, ai, pas një dreke në Rogner me Taulant Ballën dha deklarata të rreme dhe u largua pashlyer as detyrimin ndaj saj për punën avokatore (rreth 8,000 euro).

SI PERFUNDIM:

Te thuash se po lufton krimin e organizuar pse një militant i panjohur goditi me shkelm një dere dhe po ndëshkon liderin e opozitës është përpjekje mjerane për te mbajtur ne pushtet korrupsionin dhe krimin e organizuar ndërkombëtar qe përfshin (i) narkoshtetin e pare ne Evrope ku kryeministri akuzohet nga zëvendësi i tij se takon ne zyre krerët e bandave kriminale, ku shefat e policisë janë ne marrëdhënie me krimin për te porositur vrasje, (ii) ku jepen licence kazinoje për kartelin e drogës Sinaloa, ku kokat e krimit te organizuar marrin statusin e investitorit strategjik (iii) ku kryeministri dhe këshilltaret e tij korruptojnë e shefat e inteligjencës se FBI si McGonigal dhe gjeneralin rumun Coldea, etj.

Rastet e paraqitura janë tregues qe nuk ka asnjë prove apo fakt për asnjë veprim te paligjshme nga lideri i opozitës por duken qarte se janë përpjekje për te ndaluar opozitën te sfidoje pushtetin e korruptuar, qe eksporton krim te organizuar por qe pranon te marre refugjate sipas dëshirës se kërkueseve/lobuesve.

Sa mund te mbulohet dielli me shoshe, aq mund te humbe e vërteta nen mashtrime. Mbetem i bindur se rruga e drejtësisë qe do te vazhdoj do t’i shërbeje te vërtetës dhe do te godasë ne mënyre te merituar korrupsionin transnacional.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...