Udhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha, ish-presidenti dhe kryeministri i vendit, është refuzuar këtë të hënë nga apeli administrativ për shqytimin e kërkesës së bërë nga avokatët e tij për ndalimin e hyrjes në Britani e Madhe.
Berisha, kreu i Partisë Demokratike kryesore të opozitës në Shqipëri, iu ndalua nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2022 hyrja në MB.
SIAC hodhi poshtë sfidën e Berishës në një vendim me shkrim të hënën, raporton Reuters.
Në të gjitha mediat e qeverisë në Shqipëri po dizinformohet se Berisha ka humbur gjyqin, por në vendimin e shpallur thuhet vetëm se është refuzuar administrativisht nga apeli dhe jo se është marrë një vendim gjyqësore për mbetjen në fuqi të moslejimit të hyrjes në Mbretërinë e Bashkuar.