Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vijuar denoncimin e tij në lidhje me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe tenderit të dhënë me 99.9% të fondit limit.
Sipas Berishës, ‘Dumani bëri tender me Xhorin, me një delinkuent të denoncuar, sepse kërkon të mbushë vetë xhepat’.
Berisha: Po kush është ky Artan Xhori?
Ky është autori i tenderave për dekoderat.
Edhe atë tender, të denoncuar nga Sali Berisha me forcën më të madhe, Xhori i Bolinos e fitoi me 99.9 përqind.
Ai nuk zbret, nuk di të zbresë nën 99.9 përqind.
Tendera të tjera në spital me Jotin e Digitalbit. Ndëshkoi shqiptarët. Solli aparatura jashtë çdo standardi.
E megjithatë, ky është i preferuari i Altin Dumani, i pengmarrësit Altin Zamani!
Po si mund të bësh tender ti me negociata me një delinkuent të denoncuar? Sepse je vetë si ai, do të mbushësh xhepat.
Ja pra, shtrojani pyetjen vetes, a nuk jeni ju shpresa e vetme e këtij vendi?
Ndaj dhe të vazhdojmë këtë betejë vendimtare për shpëtimin e këtij kombi nga ky agresion mizor i mafies shqiptare dhe ndërkombëtare, më të rrezikshmen, më shkatërrimtaren që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre.