Intervista për median rumune/ Berisha: Vëllai i Ramës ngriti fabrikën më të madhe të kokainës në Ballkan

E Enjte, 20 June 2024 12:42
 
 

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka dhënë një intervistë për median rumune NCN, pas shpërthimit të skandalit të gjeneralit të shërbimit sekret rumun, Florian Koldea.

Gjenerali ishte rekrutuar nga këshilltari hije i Edi Ramës, Dorian Duçka për të punuar për kartelin meksikan të Sinaloas. 

 

Berisha thotë në këtë intervistë, se Edi Rama ka ngritur një narkoshtet në Shqipëri. Sipas tij, Rama vendosi kontakte me kolumbianët për drogën sapo erdhi në pushtet.

Gazetari: Historia është qesharake. Mund ta krahasoj mandatin tuaj si kryeministër me Edi Ramën, i cili tani është kryeministri aktual, por dua që të jeni i sinqertë dhe objektiv e të më thoni cilat mendoni se janë veprimet më të dëmshme të z. Edi Rama për Shqipërinë që kur ai u bë kryeministër?

Berisha: Narkoshteti, zotëri. Edi Rama zëvendësoi shtetin e së drejtës me një narkoshtet. Nëse lexon median ndërkombëtare, duke përfshirë librat zyrtarë të institucioneve serioze, tregojnë se Shqipëria është narkoshtet. Si ndodhi kjo? Si ndodhi kjo? Edi Rama, sapo erdhi në pushtet, filloi lidhjet direkte me Kolumbinë. Dhe në një fshat 30 kilometra nga Tirana u instalua fabrika më e madhe e kokainës në Ballkan dhe më shumë. Një grup i përbërë nga shqiptarë dhe kolumbianë e drejtonte këtë objekt, duke eksportuar sasi të mëdha në Gjermani dhe gjetkë. Kur gjermanët zbuluan rrjetin, sollën dokumente. Çfarë u zbulua? U zbulua që një nga shefat e grupit ishte Olsi Rama, vëllai i Edi Ramës. Dhe operacioni dështoi, operacioni i arrestimit. Disa njerëz u dënuan, por të gjithë tani janë të lirë, duke përfshirë kolumbianët që jetojnë një jetë të qetë në Shqipëri. Dhe vëllai i Edi Ramës nuk u mor kurrë në pyetje. Krahas kësaj, nëse kontrollon të dhënat e policisë italiane, që, bazuar në një marrëveshje, kontrollonte territoret shqiptare për kanabis, në vitin 2015, ata e gjetën vendin të mbuluar kudo me kanabis. Zv/kryeministri… unë e denoncova në atë kohë. E denoncova. Pse? Çfarë ndodhi? Shërbimi Sekret i Shqipërisë hartoi një raport në të cilin thuhet se 124 oficerë të nivelit të lartë të policisë dhe 180 gjithsej oficerë policie ishin të përfshirë në mbjelljen e kanabisit, duke pasur për çdo bimë tarifën e tyre. Zv/kryeministri i atëhershëm i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, i cili tani është në azil në Zvicër, u tha mediave shqiptare dhe italiane se ai, në mënyrë të përsëritur, qëndroi kundër kanabizimit të Shqipërisë. Ndërsa zoti Rama e kundërshtoi atë, duke i thënë se këto janë para dhe nuk ka asgjë të keqe me këtë. Unë vetë ngrita zërin dhe thashë që ky është narkoshtet, sepse të gjitha ligjet u shkelën për të toleruar, për të favorizuar mbjelljen e kanabisit në të gjithë vendin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...