Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka komentuar sitautën aktuale në Partinë Demokratike, pasi Gjykata e Apelit vendosi që vulën e forcës më të madhe opozitare në vend t’ia japë Sali Berishës.
Nga studioja e emisonit ‘Open’, Gjekmarkaj u shpreh se tashmë PD nuk është më e përçarë, ndërsa theksoi se konflikti politik brenda partisë ka qenë aleati më i mirë i pushtetit.
“Konflikti politik brenda PD-së ka qenë aleati më i mirë i pushtetit, tashmë ky konflikt është shuar”, tha Gjekmarkaj.
Ai u ka bërë thirrje për bashkimin e të gjithë demokratëve, që nga ato të 1990 dhe të viteve të mëpasëm, pavarësisht qëndrimeve që kanë ndaj Sali Berishës.
Lidhur me deklaratat e Enkelejd Alibeajt, i cili njoftoi sot se nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, Gjekmarkaj tha se tashmë duhet të ndahet qëndrimi: ose do të jesh me Edi Ramën, ose do të jesh me opozitën.
“Çështja nuk është se cilin do kryetar Enkelejd Alibeaj, por kë zgjedhin demokratët”, tha Gjekmarkaj.