Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar në Facebook e tij, fjalën në protestën e mbrëmshme të Sekretarit Politik të Partisë së Lirisë për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi.
Maliqi tha se rikthimi i Sali Berishës në krye të PD, duhet të ishte bërë kohë më para dhe se regjimi nuk luftohet me lule por me përballje dhe këtë e bën më së miri kryedemokrati.
“Duhet të jemi të bindur se në Shqipëri nuk ka drejtësi por ka drejtësi me regji. Të telekomanduar nga Agaci, babloku i bablokut të Surrelit i cili jep urdhër se kush do të hetohet dhe kush do të arrestohet nga kundërshtarët e tij. Kjo ka ndodhur dhe me masën e sigurisë ndaj Berishës pasi ketë e do babloku, Sorosi dhe qarqe të tjera politike.
Pse keni frikë, Sali Berisha do të jetë kryeministri i ardhshëm sepse do të fitojë dhe analistët banaqeve politike të mos shqetësohen fare.
Doktorit i kam dërguar disa mesazhe që kur ishte çadra, që të kthehet në krye të PD pasi regjimi nuk luftohet me lule, por me betejë”, tha Maliqi.