Opozita nuk tërhiqet!
Ashtu siç ka paralajmëruar, do të vijojë betejën e saj deri në largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj nga Bashkia e Tiranës dhe përballjen e tij me drejtësinë.
Këtë të premte, po zhvillohet protesta e 13-të e opozitës para institucionit të bashkisë kundër Veliajt dhe korrupsionit galopant që është kryer nga drejtorët e tij.
Aktori Mehdi Malkaj thae se Erion Veliaj është një grabitqar.
Mehdi Malkaj: Këtu bëjnë një gabim. Ai nuk është një hjdut, ai është një grabitqar. Hajduti vjedh dhe lë një gjë të zotit të shtëpisë brenda se gjynah. Por grabitqari i vjedh të gjitha, i vë edhe flakën. Ky është grabitqari. Zotërinj policë, edhe ju jeni fajtorë. Më besoni se jeni fajtorë. Pse? Ju po na vidhni kohën. Jeni hajdutë. Sepse gjerat do kishin mbaruar, do kishin vajtur në vendin e vet.
Unë kam një merak të vogël me ca njerëz që quhen shoqëri civile. Po ku është kjo shoqëria civile mor aman? Përveç që merr para nga Evropa, merr para edhe nga shteti merr para edhe nga taksat tona. Dua ta di ku është kjo shoqëria civile. Ç’është kjo shoqëria civile që e mbajmë ne në kurriz pa e ndjerë. A duhet të vijë shoqëria civile të na sqarojë neve. Por shoqëria civile janë hajdute. Plehra.
Janë mbledhur një tufë me plehra atje dhe vetë flasin, vetë dëgjojnë, vetë vulosin, vetë i bëjne të gjitha. Se çdo gje fillon me ne dhe mbaron me ne. Populli ngelet. Mund të rrallohet një çikë por po të jetë kryeministër Edi Rama që çon gjysmën e shqiptarëve jashtë….por nuk zhduket. Nuk ka burrë nëne që të zhdukë një popull të tërë, qoftë edhe me polici…..