Berisha: Do shpalos falsitetin e tmerrshëm të magjisë së turizmit! Shqipëria renditet vetëm në vendin e 66-të në botë

Saturday, 22 June 2024 23:27
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ka folur për turizmin dhe shifrat e rreme që prezantohen nga qeveria Rama.

‘Do shpalos falsitetin e tmerrshëm të magjisë së turizmit! Shqipëria renditet vetëm në vendin e 66-të në botë’, tha Berisha gjatë fjalës së tij.  

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe përshëndetje qëndrestarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të shqiptarëve, oratorëve që me fjalët e tyre ndriçojnë mendjen dhe zemrat e shqiptarëve.

Të dashur miq, sot kam vendosur të paraqes para jush falsitetin e tmerrshëm të magjisë së turizmit, për të cilin televizionet e qeverisë flasin ditë e natë.

Do t’u njoh sonte me studimet e të dhënat reale të ekonomistëve se në rast se ka në botë një turizëm me lugë bosh, është turizmi i Shqipërisë.

Të kuptohemi, në bindjen time më të thellë, Shqipëria me burimet e saj natyrore, me trashëgiminë e saj të jashtëzakonshme kulturore, me mikpritjen e veçantë shqiptare, nuk e ekzagjeroj po të them se mund të synojë nga vendet më të para në botë.

Se mund të jetë ndoshta me potencialin e saj turistik si asnjë vend tjetër për sipërfaqen që ka.

Por çfarë ndodh? Ku renditet Shqipëria sot? Shqipëria sipas Forumit Ekonomik Botëror të Davosit renditet në vendin e 66-të.

Shqipëria renditet në vendin e 66-të jo se ajo nuk i ka magjepsëse potencialet e saj, por menaxhimi i këtyre potencialeve është mizerabël, është nga hajdutë që vjedhin nga mëngjesi gjer në darkë.

Të dashur miq, shqiptarët duhet ta dinë se çfarë falsiteti, çfarë mashtrimi, por duhet ta mësojnë se si turizmi është shndërruar në një ndëshkim, në një pasuri të mallkuar për ta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...