Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk sheh kurrfarë zhvillimi të ri në paraqitjen sot të Olsi Ramës, të vëllait të kryeministrit, në SPAK dhe asnjë risi në veprimet e këtij institucioni të drejtësisë,. Meta u pyet për këtë gjatë një konference shtypi që dha sot, ku dha dhe shpjegimin përse.
Pyetje: Z. Meta, ju shpesh keni hedhur akuza nga SPAK, por ditën e sotme duket se është paraqitur Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, për çështjen e Xibrakës. Vijoni të ndani të njëjtin qëndrim për organin e akuzës, SPAK-un?
Ilir Meta: Ne kemi thënë me kohë që ura e Elbasanit të çon në Xibrakë, nuk të çon në Europë, kështu që nuk shikoj ndonjë zhvillim të ri. Zhvillim i ri do të kishte qenë vetëm arrestimi i Edi Ramës. Mendoj se faktet janë të shumta, provat janë të shumta. Ai në detyrën e kryeministrit, në dijeni të plotë, ka imponuar bashkë më Ëngjëll Agaçin, 17 vendime, të cilat i ka kundërshtuar, për çështjen e inceneratorëve, për dy orë, i ka kundërshtuar drejtori i Agjencisë së Prokurorimeve në Kryeministri, të cilat i kanë kundërshtuar disa nga ministrat e qeverisë së Edi Ramës. Incenerator s'ka, Edi Rama është i lirë, ju vazhdoni me përralla të vjetra të Xibrakës!