Berisha: Vitin e parë të PD në pushtet do ribëhet censusi! Edi Rama do të dënohet për manipulimin e shifrave të këtij gjenocidi

Saturday, 29 June 2024 00:31
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, premtoi se në vitin e parë që demokratët do vijnë në pushtet do të ribëhet censusi dhe Edi Rama do mbajë përgjegjësi për këtë manipulim të shifrave.

‘Vitin e parë të PD në pushtet do ribëhet censusi! Edi Rama do të dënohet për manipulimin e shifrave të këtij gjenocidi’, theksoi Berisha në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’. 

 

BerishaMiqtë e mi, kjo është drama demografike e tmerrshme e shqiptarëve që nuk e kanë njohur në këto përmasa kurrë në ekzistencën e tyre.

Edi Rama zgjodhi t’i japë përgjigje, të lajë duart duke falsifikuar muaj të tërë, duke transfuzuar në të dhënat e regjistrimit, regjistrua të gjendjes civile e vetëm e vetëm për dy arsye.

Së pari, ai e di se me veprimet e tij, me dhunën e tij, me arrestimin e 38 mijë shqiptarëve për padi civile, për drita e ujë në vit, me rrënimin e dhjetëra mijëra banesave dhe bizneseve, me mohimin e drejtësisë, me mohimin e kafshatës së gojës për fëmijët shqiptare, ka krijuar kushte të llogaritura për largimin e shqiptarëve nga Shqipëria.

Ka kryer në përputhje me konventën e OKB për gjenocidin, gjenocid mbi popullin e tij.

Edi Rama e ka të qartë si drita e diellit se do të dënohet me gjenocid përjetë për këtë krim makabër.

Dhe i them sonte këtij armiku të egër të qenies shqiptare, këtij Çubrilloviçi shqipfolës, se gjenocidi nuk parashkruhet kurrë dhe se të garantoj se vitin e parë të PD në pushtet do ribëhet censusi, regjistrimi i përgjithshëm i popullatës.

Do dënohesh ti dhe të gjithë ata që futën duart e zeza për të manipuluar shifrat e gjenocidit, për të mbuluar krimin tënd të pashembullt, të pakrahasueshëm me asnjë pushtues, asnjë diktator tjetër në histori.

Miqtë e mi, Edi Rama manipuloi për 9 muaj rresht të dhënat që dëshmonin në mënyrë absolute se në Shqipëri kishte më pak qytetarë se zgjedhës në vitin 2021.

Pra, se kishte mbushur kutitë me fletë votimi false.

Se kishte manipuluar të gjithë procesin e votimit.

Edi Rama, për të gjitha këto, ky popull do të rezervojë ty ndëshkimin më të rreptë që meriton.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...