Onkologjiku/ Nuk ka mëshirë as për ‘pacientët me kancer’, Rama gati propagandën e radhës në QSUT

Diel, 30 June 2024 21:40
 

Pas skandalit në shërbimin onkologjik, kryeministri Edi Rama e nis javën me një takim me të gjithë shefat e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza ”.

‘Top Channel’, mëson se takimi do të zhvillohet të hënën paradite në ambientet e QSUT-së, ku do të ketë përballë shefat e shërbimit të qendrës më të madhe spitalore në vend. 

Publikimi i emrave të dosjes ”Kobalti”, ku përfshiheshin mjekë, infermierë dhe koordinatorë solli një reagim masiv në rrjete sociale nga qytetarët të cilët tregojnë kalvarin e vuajtjeve që kanë kaluar në këtë spital i cili është kthyer në “makth” të pacientëve të sëmurë me kancer. Kjo ngjarje tregoi edhe një herë se në Shqipëri ekziston një sistem i shkatërruar në shëndetësi ku qëllimi primar është “korrupsioni” dhe “tenderat abuzive” nga qeveritarët deri tek drejtorët e tyre “patronazhistë”.

Ky skandal në Onkologjik është vetëm “maja e ajsbergut” për atë çfarë ndodh në sistemin shëndetësor ku qytetarët “zhvaten” për të kënaqur mjekun Edmond Gashi që të bëjë pushime luksoze në Maldive apo Tajlandë, kurse Prokuroria ende nuk ka nisur asnjë hetim pasuror ku familja dhe vajzat e mjekut “buldozer” lëvizin me mjete luksoze që kushtojnë mijëra euro.

Ky skandal ka cenuar raportin dhe besimin ‘mjek – pacient’, ndërsa kryeministri Edi Rama të hënë do të fillojë propagandën e tij për të mbuluar “diellin me shoshë”. 

Deri në këto momente Edi Rama nuk ka thënë asnjë gjysmë fjale për mjekët e Onkologjikut që kishin ngritur një “skemë të mirëfilltë kriminale” me qëllim për të zhvatur pacientët me kancer duke bërë “pazar” me jetën njerëzore.

Nga hetimi i kryer nga Prokuroria, ka rezultuar se pacientëve të diagnostikuar me tumor nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe më pas drejtoheshin në klinika private. Po ashtu, janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Masat që janë caktuar për personat e përshirë në dosjen e Onokolgjikut:

  • 1- Edmond Gashi (mjek) – “Arrest shtëpie” – Akuza: ‘Shpërdorim detyre’
  • 2- Alketa Pere Ymeri (mjeke) – “Detyrim paraqitje” – Akuza: ‘Shpërdorim detyre’
  • 3- Brikena Qirjazi (zv.drejtoreshë e QSUT) -“Detyrim paraqitje” – Akuza: ‘Shpërdorim detyre’
  • 4- Emiljano Lela (Koordinatori pranë onkologjikut) –  “Detyrim paraqitje” – Akuza: ‘Shpërdorim detyre’
  • 5- Drilona Kishta (ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë) – “Detyrim Paraqitje” – Akuza: ‘Shpërdorim detyre’
  • 6- Halil Gashi (administrator i klinikës Megis) – “Detyrim paraqitje” – Akuza: ‘Fshehje e te ardhurave’
  • 7- Florian Marku (administrator farmacie) – “Arrest shtëpie

“Skema” si vepronin mjekët në Spitalin e Onkologjikut në QSUT

Një hetim i bërë nga Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën ku përfshihen mjekë të shërbimit onkologjik dhe stafi i këtij shërbimi të cilët transferonin pacientë nga shërbimi onkologjik drejt klinikave private.

Madje edhe e vetmja aparaturë ajo e kobaltit e cila shërben për radioterapitë për pacientët me tumore mbahej e prishur me qëllim në mënyrë që ky shërbim të mos merrej këtu por në klinika private.

Madje klinika private “Megis”, e mjekut Edmond Gashi që shërbente në Onkologjik është pezulluar deri në një moment të dytë. Sipas informacioneve, ishte një familjar i një prokurori i cili ka denoncuar dhe ka nisur ky hetim.

Telefonat e mjekëve dhe kordinatorëve të këtij shërbimi janë mbajtur në vëzhgim për një kohë të gjatë nga ku kanë rezultuar biseda dhe pazare të mirëfillta si në shitjen e medikamenteve citostiatike të cilat janë të kushtueshme deri dhe për tarifat që merreshin për ndërhyrje kirurgjikale të cilat varionin nga 4 deri 5 mijë euro.

Këto pazare bëheshin duke llogaritur dhe destinacione të pushimeve luksoze, bazuar në bisedat e tyre me mesazhe.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...