Vizita e sotme e Edi Ramës në QSUT, ku shkoi për të dhënë mesazhet e tij të propagandës, pas zbardhjes së skandalit të madh që ndodhte prej vitesh në Spitalin Onkologjik, u prit me protesta.
Pasi iu foli gati 1 orë mjekëve, duke iu dhënë këshilla se duhet të bëjnë punën e tyre, Rama ka dalë jashtë i shoqëruar nga drejtuesit e Ministrisë së Shendetësisë dhe mjekët.
Por aty është pritur nga të rinjtë protestues.
‘O maskara, prapë e hoqe përgjegjësinë nga vetja për abuzimin tek Onkologjiku’, ishin thirrjet e të rinjve që kanë protestuar te QSUT.
Më pas policia ka ndaluar 4 të rinjtë, te cilet janë dërguar ne ambientet e Komisariatit numër 4, teksa mjekët e përfshirë në korrupsion janë të lirë!