Tensione në mbledhjen e këshillit bashkiak Elbasan.
Në videon e publikuar nga BW, një qytetar i cili po protestonte në lidhje me ngjarjen e çmimit të ujit të pijshëm, ka goditur një këshilltar të majtë.
Ndërkohë para fillimit të mbledhjes u zhvillua një protestë e këshilltarëve të opozitës dhe një grupi qytetarësh elbasanas kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.
Vendimi për rritjen e çmimit të ujit u mor nga këshilli bashkiak i Elbasanit.
Opozita e bojkotoi procesin e votimit dhe e cilësoi të paligjshëm.