Rama në QSUT/ Shehu: Takim si i kohës së komunizmit! Anatemoi mjekët për skandalin

Hënë, 01 July 2024 18:05
 

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu i ftuar në Task Force me Sonila Meçon në SYRI TV, e krahasoi takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama me mjekët, në kuadër të skandalit të Onkologjikut, me ato të kohës së komunizmit.

Sipas Shehut, ky takim ishte një keqpërdorim i personelit mjekësor dhe jo një përballje e ashpër siç pritej e kryeministrit me mjekët.

 

“Nuk ishte një dalje e kryeministrit përballë mjekëve por ishte një keqpërdorim i personelit mjekësor dhe i mjekëve në një takim që i ngjan takimeve që beheshin dikur në kohen e komunizmit, që mund të bëj Kim Jong Un në Korenë e Veriut, ku kryeministri predikoi përpara mjekëve, nuk tha asgjë reale. Unë e kam ndjekur të gjithë fjalen e tij. Nuk tha asgjë reale. Bëri vetëm disa predikime të përgjithshme, disa teorizime të përgjithshme dhe kërkoi të inkriminoj, të anatemoj personelin mjekësor për ndodhinë e shëmtuar në Onkologjik dhe jo ta trajtojë atë si një simptomë, si një sinjal të fortë të patologjisë së rëndë që ka sistemi shëndetësor shqiptar nga i cili duhet të fillonte të nxirrte mësime për të minimizuar probleme kaq të mëdha", u shpreh Shehu

Login to post comments

Lajmet e fundit

Spanja bëhet gjysmëfinalistja e parë e Europianit, eliminim dramatik i Gjermanisë

Sport

Spanja bëhet gjysmëfinalistja e parë e Europianit, eliminim dramatik i Gjermanisë

  Në “MHPArena” të Stuttgartit u luajt çerekfinalja e parë e Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë organizatore e turneut, shkruan Syri.net. Ishte një ndeshje dramatike, ku në fund festoi Spanja, e cila...

KQZ i heq Alfred Belerit mandatin e kryebashkiakut të Himarës

Politikë

KQZ i heq Alfred Belerit mandatin e kryebashkiakut të Himarës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) njoftoi të premten se ia ka hequr Alfred Belerit mandatin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, pasi Gjykata e Apelit e mbajti në...

"Hajduti Veliaj të marrë ndëshkimin"/ Nis protesta para Bashkisë së Tiranës

Politikë

"Hajduti Veliaj të marrë ndëshkimin"/ Nis protesta para Bashkisë së Tiranës

  Nis protesta para Bashkisë së Tiranës, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kreut të bashkisë, Erion Veliaj.  "Hajduti Veliaj të marrë ndëshkimin", është kjo thirrja e protestuesve para bashkisë.  Ata shprehen të vendosur...