Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur kryeministrin Edi Rama si krye-Tirja e shëndetësisë.
‘Ka Tire në shëndetësi, por krye-Tirja e shëndetësisë je ti! Ke kryer krime kundër njerëzimit me vdekjet nga Covidi’, theksoi Berisha në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Miqtë e mi, krim kundër njerëzimit është kur ti nuk merr masa për t’u përballur me sëmundjet vrasëse ndaj qytetarëve të tu.
Shqipëria ka 4 mijë mjekë, por për vrasësin e tretë më madhor të shqiptarëve, që janë sëmundjet neoplazike, në të gjithë Shqipërinë e Edi Ramës ka gjithsej 55 mjekë që merren me onkologji.
Po kush e ka fajin, kush ka përgjegjësi përveç teje o i pashpirt dhe Ogertës dhe Beqës tënd?
Po a ka krim më të shëmtuar se ky?
Po ke gojë ti të flasësh për Tiren, në një kohë kur me Tiret tua politike fshihje vdekjet nga Covidi?
Ai është makabritet, ai është krim kundër njerëzimit?
Fshihje tre-katër herë numrin real të të vdekurve nga Covidi. Dhe atë Tiren e bëje deputete. E përdorje për të plaçkitur votat dhe pastaj e ktheje...
Ka Tire në shëndetësi, por krye-Tirja e shëndetësisë je ti.
Ka edhe mjekë dhe infermierë që nuk janë kurrë personifikimi i vërtetë i mjekut dhe infermierit shqiptar që vërtet mund të kryejnë krim me veprimet e tyre.
Por asnjë nuk të afrohet ty kurrkund me krimet tua.
A nuk është krim i yti, Odetës, Beqës, ish-kunatës tënde dhe Jotit tënd, lënia për vite e oto-voltazhit jashtë funksionit dhe privimi i qindra të sëmurëve nga mjekimi me këtë metodë?
A nuk është krim kundër njerëzimit kur Joti yt me Korbën e Covidit firmosnin kontratën sekrete për 50 respiratorë dhe silleshin vetëm 5?
Ti je i zhveshur nga çdo normë morale të njeriut?
Po si mund të flasësh ti mor? Po ku janë respiratorët? Po sa vdiqën për këta respiratorë? Po kush e pësoi nga këta respiratorë që nuk erdhën?