Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpra protestuesve është shprehur se 11 korriku është dita kundër krimeve kundër njerëzimit të kryera mbi shqiptarët nga Edi Rama.
Berisha ka theksuar se 11 korriku është dita të luftojmë për qindra-mijëra njerëz që vdiqën në kthetrat e një mjekësie të pashpirt, të shndërruar nga Edi Rama, ministrat e tij në një bursë vdekje.
Fjala
Shqiptarë, të cilët fatmirësisht jeni pa asnjë sëmundje dhe të shëndoshë, është koha e fundit të mendoni për të sëmurët e këtij vendi, se sot jeni të shëndoshë, por nesër mund të pësoni fatin e tjetrit.
Nuk duhet kurrë të heshtësh, nuk duhet kurrë të pranosh këtë shkatërrim, këtë korrupsion, këtë pashpirtësi të Edi Ramës, Manastirliut, Beqës dhe kësaj tjetrës që ka marrë tani në ministri.
O miq, kjo nuk është vetëm në shëndetësi, po kjo është në çdo fushë.
A nuk është krim kundër njerëzimit që 18 përqind e fëmijëve të mos mund të ushqehen me një ose dy vakte në ditë?
Uria është torturë, dhe ti torturon 18 përqind të fëmijëve në Shqipëri sepse vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh me sojin tënd.
A nuk janë këto motive për një betejë për jetë dhe vdekje kundër këtij armiku?
A mund të durohet më tej?
Edhe njëherë miq, një president në Kenia u zgjodh duke u premtuar kenianëve se do u lehtësojë varfërinë dhe pas një viti u rriti taksat.
Kenianët i vunë kufirin te thana. Vërtet u vranë, por triumfuan, por fituan, i dhanë shembull se si luftohet kundër atyre që të poshtërojnë, kundër atyre që të mashtrojnë.
Ndaj dhe 11 korriku po vjen, 11 korriku është dita kundër krimeve kundër njerëzimit të kryera mbi shqiptarët nga Edi Rama.
11 korriku është dita të luftojmë për qindra-mijëra njerëz që vdiqën në kthetrat e një mjekësie të pashpirt, të shndërruar nga Edi Rama, ministrat e tij në një bursë vdekje.