Berisha: Altin Zamani dhe Gjoka me 5 mbiemra, fshehën dokumentin që thotë se 5D e Veliajt, plotëson çdo kusht si grup i organizuar kriminal

E Enjte, 04 July 2024 00:08
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin dhe gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, se janë fshehur dokumentin që fakton se dosja 5D e drejtorëve bashkiak të Erion Veliajt, i plotëson kushtet juridike për tu hetuar si grup i organizuar kriminal.

‘Altin Zamani dhe Gjoka me pesë mbiemra kanë fshehur dokumentin që thotë se 5D e Veliajt plotëson çdo kusht ligjor për t’u cilësuar grup i organizuar kriminal’, u shpreh Berisha në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Miqtë e mi, përsëri në këtë sistem të shndërruar në degë të ekzekutivit, nuk ka vetëm Gjoka me pesë mbiemra, Zamanër antikushtetues, Kraja xhelat Sigurimi, Millonai skllave mjerane e bandave, por ka gjykatës të ndershëm, të cilët i thanë Edi Ramës, na pe se krimi i asociuar ekziston.

Se grupi i organizuar kriminal ekziston në administratën.

Se drejtorët e Erion Veliajt janë grup i strukturuar kriminal.

Prej një muaji, Altin Zamani, prej një muaj Gjoka me pesë mbiemra që qëndron aty për krimet që ka kryer, bashkë me atë tjetrin, kanë fshehur dokumentin.

Dokumentin i cili thotë se 5D e Erion Veliajt plotëson çdo kusht ligjor për t’u cilësuar grup i organizuar kriminal.

Por Altin Zamani, në marrëveshje me Edi Ramën, ka ndaluar përdorimin e neneve për grup të strukturuar kriminal apo për organizatë kriminale për zyrtarë të administratës, ministra e të tjerë.

Neni thotë: grup i strukturuar kriminal quhet kur tre persona ose më shumë janë të lidhur në një vepër penale, bashkëpunojnë për një kohë të caktuar.

Plotësojnë çdo kriter, grupi i strukturuar kriminal është Edi Rama, Engjëll Agaçi, Artur Metani, Erion Veliaj.

Qytetarë dhe qytetare, kur një prokurore pa asnjë mbrojtje guxon dhe godet klanet e krimit të Edi Ramës, kur një gjykatës në emër të ligjit shpall grup të strukturuar kriminal banditët e Erion Veliajt, a nuk është ky një detyrim madhor për çdo shqiptar të ngrihet në këmbë për t’u treguar vendin këtyre bandave?

Nuk mund të presë një shoqëri e tërë nga një prokurore apo disa, nga një gjykatës apo disa, që të shkelmojë këtë shtet kriminal mafioz, që shkelmon çdo ligj, çdo normë, çdo parim?

Jo dhe jo, duhet të jemi ne, qindra mijëra, të bëjmë detyrën tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...