Berisha: 11 korriku, dita në të cilën ne shqiptarët ngrihemi dhe ju tregojmë botës se jemi shumica, jemi për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira

Diel, 07 July 2024 21:07
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te protesta kombëtare e thirrur nga opozita në 11 korrik në orën 20:00 përpara Kryeministrisë.

‘11 korriku është dita në të cilën ne shqiptarët ngrihemi dhe ju tregojmë botës se jemi shumica e tij, jemi për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju qëndrestareve e qëndrestarëve, misionarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë, kauzës së dinjitetit, lirisë, shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve. 

Ju përshëndes  me mirënjohje të pakufishme ju oratorë të kësaj platforme që përcillni çdo natë te shqiptarët të vërtetat që përpiqet të ua fsheh censura qeveritare.

Të dashur miq!

Në historinë e lëvizjes demokratike të PD-së dhe opozitës shqiptare, 11 korriku shënon një datë të një rëndësie të jashtëzakonshme. Me 11 korrik shqiptarët e zemëruar, shqiptarët e revoltuar dalin në shesh për dinjitetin e tyre.

Dalin në shesh për atdhetarinë e tyre.

Dalin në shesh për tu përballur me regjimin më armiqësor që kanë pasur ndonjëherë përballë.

Dalin në shesh për tu përballë me armikun më të rrezikshëm, më të pashpirtë të kombit shqiptar, që po boshatis, po zbras Shqipërinë nga shqiptarët, si asnjë pushtues në histori.

Dalin në shesh si shpresa e fundit për Shqipërinë dhe shqiptarët, si shpresa e fundit për një komb që po pakësohet çdo ditë  e më shumë.

Dalin në shesh për një komb që po vidhet, si asnjë komb tjetër në Europë dhe botë.

Dalin në shesh kundër një diktature të bazuar në aleancën e krimit, me krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve, e cila ka konfiskuar votën e tyre, ka konfiskuar lirinë e tyre.

Dalin në shesh përballë një njeriu, Edi Ramës, i cili me firmat e tij fap, fap, fap, e paf, paf, paf, ju vodhi shqiptarëve jo qindramilionë, por të kemi parasysh dhe portin e Durrësit, miliarda e miliarda euro.

Ndërtoi në Shqipëri një sistem në të cilin, zyrtarë dhe qeveritarë në të gjitha nivelet, ndajnë paratë publike të vjedhura me familjarët e tyre.

Ndajnë pasuritë publike njëri me tjetrin, kurse shqiptarëve u lënë rrugët e botës.

Ndaj dhe 11 korriku është dita në të cilën ne shqiptarët ngrihemi dhe ju tregojmë kombit dhe botës se jemi shumica e tij. Se jemi shpresa e tij. Se jemi të vendosur në një betejë pa kthim për qeveri teknike, zgjedhje të lira, fitore të opozitës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...