Berisha: Coldea me Vlora Hysenin kanë shndërruar SHISH në institucion krimesh, trafiqesh, që ndjekin nga mëngjesi në darkë, opozitën

Diel, 07 July 2024 21:32
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një denoncim të rëndë në lidhje me ish-zyrtarin e inteligjencës rumune, Coldea të cilin kryeministri Edi Rama e kishte kontraktuar si këshilltarë të tij.

‘Coldea me Vlora Hysenin kanë shndërruar Shërbimin Informativ në një institucion krimesh, trafiqesh, që ndjekin nga mëngjesi në darkë, opozitën’, tha Berisha gjatë fjalës së tij te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: 11 korriku është dita në të cilën shqiptarët protestojnë për drejtësinë. Është dita në të cilën shqiptarët marrin në dorë fatin e tyre. Ata nuk pranojnë dhe nuk do të pranojnë diktate të mafias shqiptare ndërkombëtare.

Ata do të  nxjerrin Shqipërinë dhe shqiptarët nga kthetrat e kësaj mafie, të Edi Ramës, Xhorxh Sorosi, McGonigalit, Coldeas.

A e morët vesh ju miqtë e mi,  që ish drejtuesi i Securitates është këshilltari kryesor i Vlora Hysenit e përjashtuar nga shërbimet në Kosovë, për lidhje të dyshimta dhe që mori detyrën duke bërë vizitën e parë në Beograd.

Coldea ka bërë zyrat e Shërbimit inteligjent, njëlloj sikur të ishin zyrat e Securiates. Coldea me Vlora Hysenin kanë shndërruar Shërbimin Informativ në një institucion krimesh, trafiqesh, që ndjekin nga mëngjesi në darkë, opozitën.

Ndaj dhe 11 korriku është dita e shqiptarëve, është dita e shqiptarit që merr fatin në duart e tij.

Është dita e shqiptarit që lemeritë këtë racë të poshtër hajdutërish, që me pasurimin e tyre, vjedhin kafshatën e fëmijëve të vegjël shqiptarë me një ose dy  vakte në ditë.

Vjedhin ilaçet e të sëmurëve rëndë të këtij vendi, vjedhin kafshatën, ilaçet e pensionistëve.

Nuk ka patur kurrë një vend, hajdutë më të pamëshirë se sa grupi i Edi Ramës me shokë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...