Protesta e 11 korrikut/ Balliu: Në shkollat e narkoshtetit gjen me lehtë drogën se librin

Tuesday, 09 July 2024 12:28
 

Shefi i Organizmit në PD, Klevis Balliu, doli në një deklaratë për mediat ku ka theksuar nevojën për të protestuar masivisht me datë 11 korrik kundër keqqeverisjes së Edi Ramës.

Balliu është shprehur se Partia Demokratike ka denoncuar në vijimësi dhe me përgjegjësi shoqërore dhe kombëtare gjendjen alarmante të arsimit në Shqipëri. 

Deklarata e Koordinatorit të rajonit të Tiranës, Klevis Balliu:

Partia Demokratike ka denoncuar në vijimësi dhe me përgjegjësi shoqërore dhe kombëtare gjendjen alarmante të arsimit në Shqipëri.

Pak ditë më pare, nga kjo foltore, dënuam degradimin e shënuar me rastin e dhunës në Fakultetin e Ekonomisë ku një pedagog dhunoi fizikisht kolegen.

Para pak javësh ngritëm zërin kundër drejtoreshës dhe një mësueses në gjimnazin ‘Qemal Stafa’, që mashtronin gjimnazistët me bursa studimi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një rast tjetër, ndoshta edhe më tragjik dhe më domethënës për katastrofën ku e ka hedhur Rilindja shkollimin e fëmijëve shqiptarë, vjen nga Durrësi.

Një drejtor shkolle, në këtë qytet me tradita në kulturë, arsim dhe trashëgimi, ishte shpërndarës lëndësh narkotike.

Ai që duhet të ushqente fëmijët me dije dhe dinjitet u shiste drogë.

Ai që duhet të ishte modeli për adoleshentët durraskë, nuk ishte më shumë se një bandit.

Kjo është fytyra e Rilindjes në arsim, dhe të gjitha përrallat e propagandës janë për tu hedhur hi syve shqiptarëve.

Si erdhëm deri këtu?!

Nëpër rrugët e Rilindjes së Edi Ramës nuk ecën me arritje, por me ilegalitet. Prej 11 vitesh në arsim nuk emërohesh apo bën karrierë në bazë të arritjeve dhe diplomave, por vetëm nëse je i besuari i qeverisë, patronazhisti që vjedh zgjedhjet për të kapur një punë dhe vjedh të ardhmen e nxënësve për të kapur ndonjë lek.

Në një narko-shtet nuk mund të kesh tjetër veçse narko-arsim dhe narko-mësues.

Në shkollat e narkoshtetit gjen me lehtë drogën se sa librin.

Në mentalitetin e narko-shtetit modeli janë trafikantët e qeverisë, jo njerëzit e dijes.

Prandaj shqiptarët zgjedhin të ikin. E kanë të pamundur të shohin fëmijët e tyre të drejtohen nga kriminelë dhe të mësohen nga banditë.

Të nderuar qytetarë!

Duhet t'i heqim fëmijët tanë nga goja e hienave të Rilindjes.

Ose duhet të ikim të gjithë, ose të largojmë bandën e narko-shtetit!

Vjedhjen e jetës me Onkologjik dhe e së ardhmes me banditë, nga qeveria e deri nëpër shkolla, duhet ta ndalim.

Bashkohu me opozitën, të enjten ora 20.00. Nuk është një betejë për t’i dhënë qeverisë një mësim, por për të larguar nga arsimi, nga zyrat e shtetit ata që përveç drogës nuk kanë mësim tjetër për t’u dhënë fëmijëve tanë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...