Sali Berisha ish-kryeministri i vendit ka dënuar vendimin për lënien në burg të 4 protestuesve kuksianë pas protestave të dhunshme më 31 mars kundër tarifës së Rrugës së Kombit.
Berisha e ka quajtur “vendim stalinist të kryegjykatësit Rama”, lënien në burg të tyre.
“Shqiperia qe sot shpallet vendi i te burgosurve politik!,” shkruan Berisha.
Postimi i plotë
Vendim stalinist i kryegjykatesit Edvin Kristaq Rama!
Shqiperia shpallet vendi i te burgosurve politik!
Te dashur miq, thyerje te rende te Kushtetutes dhe Kartes Europiane te te Drejtave te Njeriut sot ne sallen e krimit politik, ku me urdher te Edvin Kristaq Rames u vendos te mbahen ne burg kater heronj te protestes se Kukesit; Florin Onuzi, Elton Cengu, Xhevair Gashi, dhe Vasil Laci.
Shqiperia qe sot shpallet vendi i te burgosurve politik!
Edvin Kristaq Rama per urrejtjen e tij aterore per kuksianet kercenon me vendimin e sotem bllokimin e hapjes se negociatave me BE pasi BE nuk mund te negocioje me vende qe mbajne te burgosur politik!
Shqiperia qe sot hyn ne greminen e perjashtimit nga Keshilli i Europes per shkeljen flagrante te Kartes Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe si i vetmi vend me te burgosur politik ne kontinentin e Europes.
Ky vendim eshte thirrje per mbare shqiptaret te shpetojme me çdo kusht te ardhmen tone europiane, duke permbysur sa me pare narkoshtetin dhe kliken e tij me ne krye Edvin Kristaq Ramen! sb