Krimi në Memaliaj vret qytetarët e thjeshtë, asnjë fjalë nga goja e Ramës!

Diel, 21 July 2024 14:48
 
 

Nga Petrit Vasili:

Asnjë fjalë nga Edi Rama për krimin mostruoz dje në Memaliaj që mori jetën e dy qytetarëve të pafajshëm. 

Faceboku i Edi Ramës është plot gezim, gallatë dhe hare, por asnjë fjalë për shqiptarët që vriten në mes të ditës.

Vrasja e shqiptarëve të thjeshtë nuk i bën asnjë përshtypje Edi Ramës, atij nuk i bëhet vonë fare për ta sepse për të shqiptarët e thjeshtë nuk ekzistojnë.

Rama ky dërdellitës i palodhur, që flet për çdo lloj budallallëku, nuk nxjerr nga goja as edhe një fjalë të vetme ngushëllimi për familjet e qytetarëve që humbën jetën padrejtësisht.

Narkoshteti në kalbezim i Edi Ramës gjeneron vetëm krim dhe tronditje në themel të qetësisë publike.

Dje humbën jetën në Memaliaj edhe dy qytetarë të pafajshëm në një lokal, një kamerier dhe një klient, gjatë një atentati mafioz.

Ishte një ngjarje si në provincat Meksikane dhe Kolumbiane ku atentatet marrin qindra jetë njerëzish të pafajshëm.

Edi Rama mban në këmbë një narkoshtet si në Sinaloa, ku asnjë qytetar nuk mund të ndihet i sigurtë dhe i qetë.

Kjo situate nuk eshte as e para dhe as fundit pasi krimi ka goditur ne Bllok ne zemer te Tiranes dhe mendo pastaj ne qytetet me te largta.

Krimi e di shume mire qe ka perballe nje narkoshtet te bere njësh me kriminelet dhe narkotrafikantet ndaj edhe ka kurajo te godase ne mes te lokaleve ne oret me te frekuentuara pa u shqetesuar.

Kur ke perballe nje nje narkoshtet qe dekonsipron operacionet policore, qe mbeshtet kultivimin ane e mbane vendit te droges, qe perdor kriminelet per te marre vota atehere edhe kriminelet ndihen te pashqetesuar kur marrin jete njerezish.

Ngjarja ne Memaliaj flet shume.

Ajo eshte deshmi se ne nje shtet ku qeveria eshte grabitqarja dhe banditja me e madhe çdo gje mund te presesh.

Nga keta palaçot e qeverise do te degjoni vetem formulen mafioze: "keshtu ndodh ne gjithe boten".

Pergjegjesia publike dhe politike ka vdekur per kete narkokryeminister dhe kete narkoqeveri.

Kur zyra e Rames shnderrohet ne dhome pritjeje e perfaqsuesve te Sinaloas vetem lajme te zeza priten.

Kur qeveria e Rames eshte e gjitha e vertetuar nga i pari tek i fundit si hajdute dhe te korruptuar vetem dite te zeza do te vijne.

Çdo qytetar e ka te qarte se dyert e shtetit i ka te mbyllura dhe narkoshteti eshte ne dispozicion vetem te horrave, trafikanteve, kontrabandisteve dhe krimineleve.

Memaliaj tregoi gjithshka, jetët e humbura të qytetarëve të pafajshëm janë akuza më e rëndë ndaj kësaj qeverie banditësh.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...