Drejtori i Policisë së Korçës, Gjovalin Loka, u filmua nga kamerat e SYRI TV teksa shtyn me forcë fermerët protestues.
Loka shtyu fermerët që dolën në rrugë për të protestuar për mungesën e tregut.
Fermerët e Maliqit janë grumbulluar së bashku me mjetet e tyre në rrugën hyrëse të fshatit Drithas.
Fermerët nga fshatrat e fushës së Korçës janë grumbulluar pasi thonë se po përballen me mungesën e tregut.
Ata thonë se për shkak të mungesës së subvencioneve, prodhimi del me kosto më të lartë ndaj ata konkurrohen nga prodhimet që futen nga jashtë.
Fermerët thonë se i gjithë prodhimi i qepës, patates, misrit dhe grurit ka mbetur stok.