Panariti: Protesta e fermerëve ishte europiane, policia pati sjellje mizore

Hënë, 22 July 2024 21:00
 

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka folur për protestën e fermerëve në Maliq, të cilën e theksoi si  një protestë europiane, civile dhe të moderuar. Ish-ministri i bujqësisë e cilësoi sjelljen e policisë ndaj fermerëve një sjellje mizore pasi përveç faktit se askush nuk dënjoi ti dëgjonte, ti priste, të negocionte, e ti jepte një rrugëzgjidhje, përkundrazi, u penalizuan në mënyrë qesharake.

Sa i përket blegtorisë, Panariti ka theksuar se blegtoria shqiptare po shkon drejt asgjesimit sepse qumësht pluhur i holluar me ujë hyn në tregun shqiptar, ndërkohë që prodhimi vendas i qumshtit nuk futet në treg. 

'Protesta e fermerëve të Maliqit por edhe e gjithë fermerëve që kanë protestuar edhe më para është një protest europianë, civile, madje është edhe shumë me e moderuar se protesta të ngjashme që kanë ndodhur në BE. Më lejoni tju kujtoj me 24 Mars, të këtij viti, fermerët ë revoltuar të BE, ndezën mullarë bari dhe spërkatën me pleh shkallët e Komisionit Europian kur bëhej mbledhja e ministrave të bujqësisë, dhe askush nuk i anatemoi, askush nuk i persekutoi përkundrzi, u ulën, negociuan dhe plotësuan kërkesat e tyre dhe bëhet fjalë për fermerë të cilët janë më te subvencionuarit në planet.

Tek ne ndodh nje butafori, dhe një sjellje mizore do të thoja, përveç se askush nuk dënjoi ti dëgjonte, ti priste, të negocionte, e ti jepte një rrugëzgjidhje, përkundrazi, u penalizuan në mënyrë qesharake.

Fermerët shqiptarë janë më pak të financuarit në BE, dhe prodhimi bujqësor shqiptar ngarkohet me 20% tatim mbi vlerën e shtuar, ku mesatarja e rajonit është 5%, pra 4 herë më shumë. Fermeri shqiptar nuk subvencionohet as me të ardhurat e buxhetit as me të ardhurat e IPARD, që tashme janë të bllokuara.

Blegtoria shqiptare po shkon drejt asgjesimit sepse qumësht pluhur i holluar me ujë hyn në tregun shqiptar dhe nuk ka shanc për një prodhim vendas.'- u shpreh z.Panariti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...