5 orë në komisariat me urdhër të Ballës, Blushi: U provokova, rugaçëria do marrë përgjigjen e merituar

Hënë, 22 July 2024 21:59
 

Këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka qëndruar për më shumë se 5 orë në komisariatin e policisë me urdhër të Taulant Ballës, për të dhënë sqarime për të që ndodhi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku pati një përplasje fizike me këshilltarin tjetër, Halit Valteri.

Në përfundim të marrjes në pyetje, Blushi tha për mediat se ajo ishte një ngjarje e shëmtuar që erdhi si pasojë e provokimit që iu bë dhe se rrugaçëria do të marrë përgjigjen e merituar. 

Blushi: Prej 5 orësh janë në komisariatin e narko policisë për të dhënë sqarime për atë ngjarje të shëmtuar, për atë provokim që mu bë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku rrugaçëria dhe dhuna e narkoshteti mori përgjigjen e merituar, siç e mori në dyert e këtij komisariati sic do të marrë në çdo strofull të krimit. Me këtë regjim ka zero tolerancë, me këtë regjim ka vetëm qëndresë. Përgjigjja do të jetë shembullore në çdo formë, komisariati, policie, qeverie, bashkie. Kush provokon opozitën do marrë përgjigjen që meriton në mënyrë demokratike dhe shqiptare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...