Masakra me tre viktima/ Kalemi u kthye në Memaliaj se ndihej më i sigurt! Kamerat filmuan mjetin e autorëve para se të qëllonin!

Tuesday, 23 July 2024 10:18
 

Masakra me tre të vrarë e një të plagosur në Memaliaj ende nuk ka as autor e as motive. Policia ka mbetur ende vetëm me provën e mjetit të djegur dhe armëve kallashnikov të gjendura brenda makinës me të cilën u krye atentati mafioz.

Grupi hetimor ka dhënë pak detaje gjatë ditës së djeshme, duke treguar vetëm numrin e personave të shoqëruar dhe numrin e banesave të kontrolluara në disa fshatra të Mallakastrës dhe të Memaliajt, por pa mundur ende të hedhin dritë mbi asnjë fakt që mund të çojë drejt zbardhjes së masakrës së trefishtë. Po dje policia nxori foton e mjetit me targa gjermane me të cilën lëvizën autorët, por kjo makinë nuk ka rezultuar e parë nga askush prej personave që janë marrë në pyetje. Po ashtu bëhet me dije se autori i sulmit, një djalë, në moshë relativisht të re, i veshur me të zeza, ka komunikuar diçka me personat që kanë qenë në tavolinën që më pas u la me gjakun e katër personave.

Ende nuk dihet asnjë e dhënë tjetër, nëse në lokal ka pasur dëshmitar, por ajo që dihet është fakti se të dy personat që janë vrarë dhe konsiderohen pa lidhje me atë hakmarrje brutale mes grupeve të Tepelenës kanë qenë në tavolinë me Shyqyr Kalemin dhe vëllanë e tij. Policia ende nuk ka mundur të marrë dëshmi nga pjesa e familjarëve të Shyqyri Kalemit, ndërkohë mësohet se ky i fundit para pak kohësh ka shkuar në Memaliaj, pasi ai ka qëndruar në Tiranë. Referuar të dhënave që shoqërojnë krimin e rëndë saktësohet se Kalemi është kthyer në vendlindjen e tij pasi atje ka qenë më i sigurt duke qëndruar edhe në zona të sigurta, ku një prej zonave të sigurta pretendohej edhe lokali në të cilin po pinin edhe kafenë e fundit të tij dhe të të njohurve të tij.

DETAJET

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Memaliaj mesnatën e së shtunës, ku 3 persona mbetën të vrarë dhe një i katërt është plagosur rëndë, pas një atentati të mirorganizuar ndaj dy vëllezërve Kalemi. Viktima në këtë atentat mbetën Shyqyri Kalemi, 74 vjeç, ndërsa është plagosur vëllai i tij, Artur Kalemi 57 vjeç. Si pasojë e breshërive kanë humbur jetën edhe Gledjon Muka, i cili punonte si kamerier në lokalin ku u qëllua dhe Marsel Çela, i cili ishte klient, në momentin kur kanë ndodhur të shtënat.

Po ashtu nga pamjet e kamerave të sigurisë rezulton se autorët e krimit kanë lëvizur me një automjet tip BMW, me targa gjermane, ngjyrë e zezë, i cili u gjet i djegur në zonën e Mallakastrës, disa orë pas ngjarjes së rëndë. Policia ka arritur që përmes kamerave të sigurisë të zbardhë të paktën itinerarin e lëvizjes së automjetit që kanë përdorur autorët. Gjithashtu në makinën e djegur janë gjetur armë zjarri që dyshohet se janë përdorur prej tyre.

Foto e mëposhtme tregon automjetin rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes, pak sekonda para se autorët të qëllonin me breshëri.

Dyshimet janë se krimi është realizuar nga vrasës me pagesë, edhe pse hetimet vijojnë për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Policia është duke kërkuar në të paktën 4 qarqe mbi autorët e dyshuar të krimit që shkaktoi 3 viktima. Shyqyri Kalemi është babai i Andrea (Tiku Kalemit), ndërsa Artur Kalemi është xhaxhai i Tiku Kalemit.

Dyshohet se objektiv i atentatorëve ka qenë Shyqyri Kalemi, i cili në momentin kur ndodhën të shtënat ishte me vëllain e tij në të njëjtën tavolinë në pjesën e jashtme të lokalit. Pranë tyre në atë moment ndodhej edhe kamerieri, ndërsa klienti që mbeti i vrarë, ishte në pjesën e brendshme të lokalit.

Dyshimet janë se vrasja në Memaliaj e Shyqyri Kalemit ka lidhje me një zinxhir përplasjesh që kanë nisur që me ekzekutimin në Tiranë të Aleksandër Sadikajt, për të cilin dyshohet se ishte porositur nga Edmond Papa. Ky i fundit është ekzekutuar disa kohë më pas po në Tiranë. Në kushte të tilla duket se ngjarja e 48 orëve më parë në Memaliaj ka lidhje me përplasjet mes fiseve Sadikaj e Kalemaj, dhe atij Papa.

VRASJA E MARSEL ÇELËS

Xhaxhai i Marsel Çelës, ka folur në emisionin “Me Zemër të Hapur” ku ka deklaruar se ishte vetëm 200 metra larg vendit të krimit, ndërkohë që as nuk e dinte se nipi i tij ishte në Memaliaj, pasi kishte ardhur në fundjavë për të takuar prindërit.

“Marselin e dija që ishte në Vlorë. Vetëm dy muaj më parë erdhi nga Gjermania. Në fundjavë iku dy ditë në Memaliaj që të kalonte kohë më prindërit e t`i takonte. Në orën 11 kishte dalë për kafe. Në orën 11:30 ndodhi ngjarja. Isha 200 metra larg vendngjarjes, nuk e dija as që kishte ardhur në Memaliaj nipi. Biseda ime e fundit ishte në datën 14 korrik. Ishim në Vlorë dhe më tha nëse do të dilnim për kafe”, tha ai.

GJYSHJA E KAMERIERIT

Kamerieri Gledjon Muka ishte viktima e pafajshme e atentatit me tre të vrarë në Memaliaj mesnatën e të shtunës. Gjyshja e tij, Hava Muka, ka folur për mediat ditën me lot në sy, ku ka kërkuar drejtësi për humbjen e nipit të saj. Ajo thotë se Gledjoni ishte djalë i vetëm dhe punonte te lokali ku ndodhi ngjarja për të nxjerrë bukën e gojës.

“Na e vranë djalin pa faj. Përse na e vranë. Na bëri gjëmën, e kishim djalë të vetëm”, thotë e moshuara mes lotësh. “E kemi pasur flori e kaluar floririt. Punonte kamerier për bukën e gojës. Pse ma vranë djalin? Përse? Ata e kishin lënë punën dhe po rrinin atje se ishte vapë. Kishte nënën babanë, unë gjyshja. Kërkojmë të drejtën e djalit. Përse na vranë? Çfarë bën shteti. Na bëri gjëmën, e kishim djalë të vetëm. Gledi i nënës, floriri i nënës”, vijon ajo.

36-vjeçari humbi jetën nga plumbat që kishin për objektiv Shyqyri Kalemin. Nga atentati ndërroi jetë edhe dhe 47-vjeçari, Marsel Çela. Shënjestra e vrasësve ishte Shyqyri Kalemi, 74 vjeç, i ati u Andrea Kalemit. Ky i fundit është bërë protagonist i një zinxhiri ngjarjes të rënda kriminale me pikënisje vrasjen e Aleksandër Sadikajt dhe Edmond Papës.

DYSHIMET

Grupi hetimor mësohet se përveç konflikteve të fundit mes familjes Papa dhe asaj Kalemi, janë kthyer pas në kohë për të hetuar edhe mbi çështje të vjetra të Andrea Kalemit, djalit të shënjestrës së sulmit, i cili gjendet në burg në Greqi. Atij iu bë atentat pak kohë më parë në burgun e Koridhalos nga shtetas egjiptian por ende nuk është mësuar motivi i asaj ngjarjeje.

Andrea Kalemit dhe vëllait të tij, Z., prej kohës u janë bërë një sërë pritash por kanë mundur të mbijetojnë, ndryshe të atit të tyre, i cili u vra me 6 plumba kallashnikovi mesnatën e së shtunës. Hetimet janë përqendruar konkretisht tek përplasjet-hakmarrje mes familjes Papa dhe vetë atyre, ku dyshohet se nipin e tyre, Aleksandër Sadikajn e kanë vrarë pikërisht njerëzit e Edmond Papës, biznesmenit që u ekzekutua në Tiranë, sapo kishte sjellë nënën e sëmurë ta kuronte në Tiranë.

Në fakt grupi hetimor mësohet se ka kërkuar informacion mbi historinë e familjes Kalemi që i kalon dy dekada e gjysmë për të mësuar se kush janë personat që qëlluan aq brutalisht mbi katër miqtë që gjendeshin në të njëjtën tavolinë në Memaliaj mesnatën e së shtunës.

Image

Modifikuar më Tuesday, 23 July 2024 10:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...