Himara 2024, si Lazarati 2014

Hënë, 05 August 2024 16:54
 

Nga Basir Çollaku:

Zgjedhjet në Himarë, pas ribërjes për shumë shkaqe tej elektorale, ikjes së prangosur të Belerit, kapërcimit ylberist të Tavos, ardhjes surprizë amerikane të kandidatit Petro Gjikuria, prodhuan shembullin e përsëritur, të Rrogozhinës, apo Kukësit, ku mazhoranca kthehet me përmbysje. Nga minus 19 në plus 1500, qindra herë më tepër, ndonëse shkaqet fituese janë e kundërta e rezultatit. Një miku im më thoshte dje me sarkazëm se, tashmë kandidatët e ardhshëm në Himarë mund të jenë Jared Kushner banor në Sazan, Samir Mane nga Palasa, apo Edi Rama nga Vunoi. S’ka vende bosh për vendim-marrje të tjera. E diela e 4 gushtit ishte kronikë e një gare të paralajmëruar. Dita e emërimeve zgjedhore, u bë dita e falënderimeve qeveritare të pushtetit. Duke dëshmuar se, zgjedhjet edhe kur zhvillohen janë një telash, aq më tepër kur nuk ndodhin, siç kemi 5 rastet e fundit. 

Çfarë bëri vaki ?

Qeveria me gjithë administratën, policia, prokuroria, gjykatat, shërbimet, KQZ, bizneset e mëdha, mediet e grupet kriminale mbuluar thjesht me një kapele dielli, pronarët e lejeve të shumta të ndërtimit lëshuar pa kursim e pa hesap muajt e fundit, import-eksport votuesish, ishin aty. Një qelizë eksperimentale për zgjedhjet e vitit 2025. Emigrantët dhe formula e votimit me kontroll milimetrik nga qeveria janë një shteg i ri abuzimi dhe përdorjes së numrave. Kjo skemë e sapodalë nga laboratori i rilindjes, ngjashëm me pjesoret e Korçës në 2015 e Dibrës 2016, do t’u hapë udhë majtistëve me numër të frikshëm mandatesh vitin pasardhës. Ndërsa qytetarët brenda e jashtë vendit, bëhen gati pranverën e ardhshme të ndajnë faktin, nëse mandatin pasardhës, Edi Rama do të qëndrojë apo zhduket nga zyra e zaptuar në 2013-tën, bilanci i tij është vërtet kanibal. Janë iluzione opozitare, ndonëse me vend, pritshmëritë se, Prokuroria e Posaçme do të drejtojë kurrizin e do të ndëshkojë ekipet elektorale Mafie-Qeveri, apo do ua vërë veshin seriozisht dhe shpejt kallëzimeve të shumta të saj.

A mundet Rama me ofertë, mendim politik më të mirë, me program qeverisës që bën diferencën?

S’e lexon askush. Dajre, tallava, tepsi, kazan, kusi kanë qenë programet e Ramës dhe dynjaja hidhej përpjetë e alivanosur nga qejfi.

A mundet Rama me para ?

Jo ! …sepse burimet i ka të pafundme nga krimi dhe korrupsioni.

A mundet me banda ?

Druaj prapë se jo! …sepse ai ka bërë pronotimet herët, duke i lidhur ata pas vetes ekonomikisht, si dhe me lehtësira të mëdha juridike. Këtu hyjnë lënjet e kontrolluara jashtë qelie, me ndikimet e paligjshme e të dhunshme ndaj sistemit. Prokurori e gjykata duken kinse të privatizuara motet e fundit.

A mundet me ofertë njerëzore, cilësore, të pastër, ndryshe tërësisht nga ekipi i tij, grup patriot, njerëz me fibër e mendim politik, të cilët i do shoqëria, ca më shumë se partia ?

Kjo sjell rezistencën ekstreme ndaj regjimit, e krijon shansin e lëkundjes shembëse, ku qytetarët shohin adresën e duhur. Por nuk mjafton. Duhet të jetë betejë radikale me keqbërësin me çdo mjet. T’ia nxjerrë Edi Ramës gjithë blerjet kriminale vendase apo diplomatëve, eurodeputetëve, senatorëve, kongresmenëve, ambasadorëve. Duhen detyruar ta lëshojnë. Me vullnet të lirë ata nuk e shkelmojnë qesen e tyre. Kjo është mundësia me rendimentin më të lartë të arritshëm.

Por ka diçka tashmë të ndodhur. Rama bëri Himarën 2024, pas Belerit, një eksperiment si Lazaratin e 2014-ës. Gjoja zgjedhje me “standard”, si lufta dje antitrafik. Duke votuar të vdekur e 200 vjeçarë sipas kartave, e penguar të tjerë të gjallë. Njëlloj si atëherë kur mori dhenë “lufta” ndaj kanabisit. Betejë që nuk pati asnjë procesverbal asgjësimi, e u përlanë çfarë u gjet nëpër banesa me para e ngarkesa. Të cilat u rishitën nga policia që duam. E më pas bëri “Lazarat” gjithë Shqipërinë në vitet 2015, 2016 e në vijim. Shqipëria elektorale nesër, në 2025 do të jetë e gjitha një Himarë e djeshme. Opozita mundet ta ndalë. Mjaft ta ketë aq seriozisht, sa e kërkon emergjenca kombëtare.

Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...