Farsa zgjedhore e Himarës: 256 zgjedhës votuan me ID të skaduar

E mërkurë, 07 August 2024 13:25
 

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve përdori dy standarde për votuesit me karta Identiteti të skaduara në zgjedhjet e Himarës. Syri Televizon mësoi se rreth 256 qytetarë kanë votuar në zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, ndonëse në sistemin eletronik të identifikimit, ID-t e tyre rezultonin të skaduara. Ka qenë një urdhër i drejtuesve të KQZ, që ka detyruar komisionerët që këta qytetarë, të votonin normalisht. Por nga ana tjetër, më shumë se 6 mijë qytetarëve, me pretendimin se u kishte skaduar ID-ja, iu mohua e drejta e votimit.

SYRI TV 

Në të njëjtën ditë, që më shumë se 6 mijë qytetaërve të Himarës iu hoq e drejta për të votuar për zgjedhjet e pjesësshme për kryebashkiak me pretendimin se u kishte skaduar karta e identitetit, qindra qytetarë u lejuan të votonin në ato zgjedhjeve edhe pse sistemi Elektronik i Identetifikimit të Zgjedhësve, i nxirrte karta e tyre të skaduara.

Por si qëndron e vërteta? 

Në zgjedhjet lokale të 4 gushtit në Himarë, rreth 256 votues arritën të hidhnin votën në kutitë e votimit, ndonëse gjatë kohës që kryen identifikimin elektronik, sistemi PEI i nxirrte kartat e tyre të skaduara. Këta votues, sipas burimeve të sigurta për Syri TV, kishin rinovuar kartat e Identitetit me urgjencë vetëm pak ditë para zgjedhjeve, dhe për rrjedhojë të dhënat e tyre nuk ishin ngarkuar në sistemin PEI nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Por me një urdhër verbal, KQZ  u ka kërkuar komisionerëve që këta qytetarë të votojnë, pavarësisht se kartat e tyre në sistemin e identifikimit elektronik ishin të skaduara.

Ky rast dëshmon se me vullnet politik, dhe në respekt të frymës së kushtetutës për të garantuar të drejtën e qytetarëve për të votuar, edhe më shumë se 6 mijë qytetarëve të Himarës do t`u ishte garantuar kjo e drejtë.

Ky rast rrëzon gjithashtu deklaratat e kreut të KQZ, i cili ditën e zgjedhjeve, deklaroi se nuk kishte pasur dijeni për skadimin e kartave të identitetit për 6 mijë qytetarë, duke i privuar nga e drejta për të votuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...