PD kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvend: Të zbatohet vendimi i Kushtetueses për Xhaçkën

E mërkurë, 07 August 2024 18:11
 

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike përmes një shkrese drejtuar kryeparlamentares Elisa Spiropali, ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme në Kuvend, në lidhje me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Kërkesa është firmosur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe 28 deputetë të tjerë të PD-së dhe opozitës.

PD kërkon që t’i hiqet mandati ish-ministres Xhaçka për konflikt interesi, pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik me vendim të Këshillit të Ministrave, për të ndërtuar resortin “Dreamades Luxury Suites” në fshatin Gjilekë të Himarës.

Më konkretish, PD kërkon zbatimin e vendimit nr. 1, datë 23.01.2023 dhe nr. 55, datë 10.07.2024 të Gjykatës Kushtetuese dhe dërgimin po në këtë gjykatë të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

“Disa ditë më parë, bazuar në një kërkesë të deputetëve të opozitës, Gjykata Kushtetuese u shpreh se  Kuvendi nuk ka respektuar vendimmarrjen e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, në kundërshtim me detyrimin kushtetues që buron nga neni 132 i Kushtetutës, dhe se ky refuzim i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës ka çuar në krijimin e një krize kushtetuese që jo vetëm cenon themelet e shtetit demokratik dhe humb besimin e publikut te shteti dhe organet e tij, por vë në diskutim edhe vetë rolin dhe funksionin e Gjykatës.

Gjykata Kushtetuese ndër te tjera u shpreh se “në kontekst të rrethanave të rastit dhe në raport me përcaktimet e nenit 66/a, pika 2, të ligjit nr. 8577/2000 në lidhje me afatin maksimal të paraqitjes asaj të kërkesës nga Kuvendi, konsideron të theksojë se shqyrtimi i çështjes nga Kuvendi duhet të bëhet me përparësi, për t’i hapur rrugë ushtrimit nga Gjykata të kompetencave të saj.”…… “Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.” – thuhet në njoftimin e grupit të PD-së. 

Ndërkohë në kërkesën zyrtare të PD-së drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit thuhet: “Për shkak të krizës kushtetuese të krijuar nga ana e Kuvendit, cenimit të themeleve të shtetit demokratik që ka vënë në diskutim edhe vetë rolin dhe funksionin e Gjykatës Kushtetuese, por edhe zvarritjes së tejzgjatur prej më shumë se 2 viteve të kësaj çështjeje, që ka shkaktuar vonesa që e çojnë shqyrtimin në limitet kohore të mundësisë për vlerësim nga Gjykata Kushtetuese, në deklaratën publike të datës 10 Korrik 2024 të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, por edhe në paragrafin 65 të vendimit nr. 55/2024 të Gjykatës Kushtetuese, kërkohet shqyrtimi i menjëhershëm dhe me përparësi i kësaj çështje nga Kuvend.”

Në kërkesë theksohet se mbledhja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, kur kërkohet nga një prej subjekteve kushtetuese që përmenden shprehimisht në nenin 74, pika 2 e Kushtetutës, është e detyrueshme për Kryetaren e Kuvendit, që ka vetëm një përgjegjësi që datën e sesionit ta caktojë brenda periudhës “3 ditë nga paraqitja e kërkesës”.

Deputetët e opozitës theksojnë se është e papranueshme mbrojtja politike dhe pengimi ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke injoruar Kushtetutën dhe duke penguar zbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne dënojmë me forcë standartin “një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi tjetër për gjithë të tjerët”.

Sipas PD-së, në çdo vend demokratik zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe themeli mbi të cilin ngrihet një shtet ligjor.

Kërkesa është depozitua ditën e sotme për shkak se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 55/2024 ka hyr në fuqi sot me botimin e tij në Fletoren Zyrtare nr. 139, datë 07.08.2024.

Vlen të theksohet fakti se socialistët i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese një mendim këshillimor nga Komisioni i Venecias në lidhje me çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, pasi pretendojnë se është krijuar një pasiguri juridike. Ndërkohë kërkesa e tyre është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, ku kjo e fundit deklaroi se mazhoranca sfidoi gjykatën duke mos zbatuar vendimin e saj.

Partia Demokratike kishte dorëzuar padi në Kushtetuese, ku i kërkonte që t’i hiqej mandati ish-ministres Xhaçka për konflikt interesi, por, duke qenë se padia ishte firmosur vetëm nga 1/5-ta e deputetëve, Kushtetuesja iu drejtua Kuvendit, ku socialistët pas një zvarritje të gjatë, më 11 Prill të këtij viti  ngritën kartonin e kuq në Parlament, duke e bllokuar hetimin e Olta Xhaçkës. Më 24 Prill, Gazment Bardhi në emër të PD-së ridepozitoi një padi tjetër në Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës.

Në vendimin e dytë, Gjykata Kushtetuese e cilësoi votimin nga socialistët si anti-kushtetues dhe vendosi që të “detyrojë” Kuvendin që të rivotojë “pa vonesë” për dërgimin e mandatit të Xhaçkës për interpretim pranë këtij organi.

Në vendimin e zbardhur në 30 korrik, Gjykata Kushtetuese arsyeton se Kuvendi nuk ka respektuar vendimmarrjen e gjykatës në shkelje të detyrimeve kushtetuese dhe se kjo shkelje e kushtetutës kishte prodhuar një krizë të re, që veç të tjerash cenon vetë themelet e shtetit.

Investimi strategjik

Në mars të vitit 2022, Këshilli i Ministrave shpalli një vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Gjilekë të Himarës për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare. Në atë kohë, Olta Xhaçka mbante postin e ministres së Jashtme.

Sipas këtij vendimi, kompanisë  ‘AGTTC Hotel Management’ i jepet leje e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.

Shpallja si investitor strategjik nga Këshilli i Ministrave i bashkëshortit të Ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në atë kohë, ngriti shqetësime për konflikt interesi.

Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën, duke përfituar si deputete të mira publike, që kur bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, fitoi të drejtën e përdorimit të bregdetit për 30 vite falë një vendimi qeverie. Rasti është kthjellësisht i pastër dhe për precedentë të tillë Kushtetuesja i ka hequr më parë mandatin e deputetit, Ilir Beqes dhe Koço Kokëdhimës.

Për çështjen në fjalë, SPAK ka sekuestruar të gjithë sipërfaqen e tokës që i ishte falur ish-deputetit socialist Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, për të ndërtuar resort si investitor strategjik.

Gjithashtu, në burg për këtë çështje ndodhet dhe ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro. Ky i fundit akuzohet se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë, në favor të shoqërisë private të zotëruar nga Artan Gaçi.

Po ashtu, edhe vetë Artan Gaçi dhe bashkëshortja e tij deputete Olta Xhaçka kanë dëshmuar në SPAK në lidhje me këtë çështje që vijon të jetë në hetim.

Kërkesa e grupit parlamentar të PD-së drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit:

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...