Berisha: A mundet një shtetar, të marrë 224 mijë m2 tokë pa asnjë dokument kadastral, dhe pa asnjë dokument zyrtar për shpronësimin e tyre?

Premte, 09 August 2024 15:03
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për media, i ka drejtuar pyetje të reja Edi Ramës, në lidhje me marrjen e 224 mijë metër katror tokë në Gjipe.

Në deklaratën e tij, Berisha thotë se, kjo tokë nuk ka asnjë dokument kadastral, asnjë dokument shpronësimi dhe asgjë.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Pyetje të tjera për Edvin Gjipenë

Edi Rama heshti si fija e barit dhe nuk guxoi të përgjigjet për asnjërën prej 6 pyetjeve asgjësuese lidhur me lumturimin e tij dhe të familjarëve të tij me 224 mijë metra katrorë tokë në zonën më panoramike dhe turistike të bregut, në Gjipe dhe gjirin e saj

Pavarësisht se ai është lumturuar me këtë tokë, duke mos disponuar asnjë dokument kadastral, që dëshmon pronësinë e familjes së tij nga nëna, mbi këtë pronë dhe nuk disponon asnjë dokument zyrtar të faktojë se kjo pronë i është shpronësuar familjes së tij nga nëna dhe kushërinjve të tij nga regjimi komunist.

Para këtyre pyetjeve Edi Rama preferoi të qëndroj i heshtur dhe i bukosur, në fakt me heshtjen e tij, ai foli më shumë se çdo gjë tjetër dhe në një farë mënyre konfirmoi akuzat me fakte e dokumente të medieve investigative dhe PD-së, se kemi të bëjmë me një të madhe të 224 mijë metër katrorë tokë në zonën më panoramike, më turistike të vendit.

Me gjithë këtë unë përsëri, pavarësisht nga kjo heshtje që në fakt nuk e nderon, por e fajëson, unë jam këtu sot prap jo për ti përsëritur pyetjet e para, por për ti shtuar një seri pyetjes të tjera, në mënyrë që publiku shqiptar të mësojë të vërtetën e plaçkitjes, e kësaj grabitje të 224 mijë katror tokë, në Gjipe në zonën më turistike, më panoramike të bregut shqiptar.

Ndaj dhe po shtroj pyetjet që vijojnë:

1-  Edvin Gjipeja, ju, në dacibaon koprolalike, shkruani se Gjykata e Vlorës njeh pronësinë e Petro dhe Spiro Kolekës mbi 22.4 ha pyll dhe kullota në fshatin Vuno të bashkisë Himarë (diku lart në rripa malesh, shumë larg vijës bregdetare meqë flasin edhe për vlera dhjetëra milionëshe të truallit të “grabitur”).

Mirëpo ju këto fjalë, këtë pretendim, këto rripa malesh, këto distanca të largëta nga deti, nuk i faktoni me një hartën ku tu tregosh shqiptarëve se ku vendoset vërtetë kjo parcelë me 224 mijë metër katror tokë. Ju nuk e bëni dot këtë, sepse mediat investigative kanë gjetur se, kjo tokë që ti pretendon se vendoset shumë larg nga vija bregdetare dhe lart, lart në rripa malesh, në fakt vendoset poshtë, poshtë dhe zbret gjer buzë detit.

13.1 hekratë të kësaj toke të grabitur janë ndën rrugën automobilistike Vlorë-Himarë dhe madje thuhet se zbresin gjer buzë ujit.

Por ju përsëri nëse, nëse keni kurajo dhe guxim nxirre para publikut hartën, sepse ne do të nxjerrim dokumente. Po të paralajmëroj, do të nxjerrim dokumente që faktojnë vendndodhjen e tokës që po plaçkitet.

2 - A ke ndonjë dokument zyrtar ku të shkruhet se sipërfaqja prej 224 mijë metër katror tokë në Gjipe është pronë e gjyshit tënd Petro Koleka dhe vëllaut të tij, baba Pilos se ata e kanë blerë e kanë blerë atë tokë?

3 - A mundet një shtetar, në rastin tënd mender shtetar, të marrë 224 mijë m2 tokë pa asnjë dokument kadastral, se i përkasin atij dhe klanit të tij, si trashëgimi dhe pa asnjë dokument zyrtar për shpronësimin e saj?

Ju mashtruat përsëri publikisht kur pretenduat një ndryshim ligjor për mos regjistrimin e pronave me vendim gjykate, ndërkohë që ai ndryshim datonte në vitin 2006.

Edi Rama, shqiptarët presin përgjigje nga këto pyetje sepse, sepse në një mënyrë apo një tjetër kjo është vjedhja shtetërore, qeveritare më e madhe në historinë e vendit për qëllime private, personale.

Faleminderit!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...