PD, Vangjeli: Abuzimet me ndërtimin e tunelit të Llogarasë u kushtuan shqiptarëve 28 mln euro për kilometër

Saturday, 10 August 2024 11:54
 
 

Partia Demokratike vazhdoi edhe këtë të shtunë të denoncojë një nga aferat më të mëdha të kohëve të fundit, atë të ndërtimit të tunelit të Llogarasë.

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli solli prova e dokumente që faktojnë abuzimin e rëndë. 

Sipas saj, shkeljet dhe abuzimet me ndërtimin e këtij tuneli u kanë kushtuar shqiptarëve të paktën 28 milionë euro për kilometër.

DEKLARATA E PLOTË

Nuk është hera e parë që partia Demokratike denoncon aferën e ndërtimit të Tunelit të personalizuar të Llogarasë, pjesë e bizneseve strategjike të Edi Ramës.

Sot do të listojmë një seri shkeljesh, abuzimesh dhe vjedhjesh për këtë tunel:

Studimi i fizibilitetit, i realizuar në kohën e qeverisë Berisha me një vlerë prej 1 milion euro nuk i hyri në punë Edi Ramës, i cili në 2020 miratoi me VKM rishikimin e studimit të fizibilitetit dhe hartimin e projektit të detajuar inxhinierik “Ndërtimi i Tunelit të Llogorasë”, me vlerë të plotë të parashikuar 7.5 milionë euro.

Pasi konsorciumi i kontraktuar realizoi projektin e ndryshuar, u shpall tenderi i parë për “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” për të cilin kompania shqiptare me inicialet GJ. K. u rendit në vend të parë me ofertën më të ulët sipas deklarimeve edhe të ish-numrit 2 të qeverisë.

Por çuditërisht AK MIE nuk e shpalli fitues, por anuloi procedurën me arsyetimin se asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.

Procedura u rishpall për herë të dytë duke konkluduar me fituesin dhe kontratën e lidhur më 8 Nëntor 2021 me bashkimin e operatorëve përbërë nga dy kompani turke. INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED SIRKETI and ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI me përfaqësues Abdulkadir Kart, ky i fundit ish-deputet në parlamentin turk dhe një mik i ngushtë i presidentit Erdogan.

AK MIE shpalli fituese ofertën e konsorciumit turk me vlerë 200 milionë euro me TVSH ose rreth 12 milionë euro më e lartë se oferta me çmimin më të ulët, diferencë e cila krijon dëm ekonomik për buxhetin e shtetit.

AK MIE nuk vlerësoi procedurën sipas ofertës me çmimin më të ulët, por sipas ofertës ekonomikisht më të favorshme bazuar në kosto.

Fituesi u shpall i tillë në mungesë të garës, pra pa asnjë konkurrent tjetër prezent të kualifikuar.

AK MIE shpalli fituesin duke krijuar dyshime të arsyeshme të mungesës së paraqitjes së licencës profesionale të ekuivalentuar për operatorët e huaj, shërbim i cili nga 1 janari 2020 ofrohej vetëm elektronikisht në portalin e-Albania kundrejt afatit 38 ditë ndërkohë që afati i përgatitjes dhe dorëzimit të ofertave ishte 35 ditë nga shpallja (shpallja e tenderit 24 qershor, hapja e ofertave 28 korrik).

Zbatimi i punimeve u krye nga një kompani shqiptare dhe nuk dihet në çfarë cilësie….

AK MIE në publikimin e njoftimit të kontratës së nënshkruar në buletinin nr. 167, datë 22 nëntor 2021, nuk ka plotësuar formatin sipas standardit të kërkuar dhe as ka njoftuar ndonjë nënkontraktor në këtë publikim as emër dhe as adresë por vetëm ka shënuar të dhënat e konsorciumit turk në cilësinë e kontraktorit.

Nëse ky subjekti shqiptar që ka marrë pjesë në zbatimin e punimeve ishte nënkontraktor, atëherë nënkontraktimi duhet të ishte i deklaruar që në dorëzimin e ofertave në zbatim të dokumenteve të tenderit shtojca 8, formulari i vetëdeklarimit pjesa 1 pika B: DEKLARATË Për nënkontraktorët dhe subjektet në kapacitetet, e të cilave do të mbështetet Operatori Ekonomik si dhe LPP neni 126 pika 1 dhe VKM neni 89.

Ish-numri 2 i qeverisë Rama deklaroi se kompania shqiptare zbatoi kontratën për ndërtimin e tunelit të Llogarasë në masën 100% dhe kontraktori turk nuk u investua fare në këto punime ndërtimore.

Nëse kjo ka ndodhur është shkelje e të paktën nenit 126 pika 2 të LPP dhe nenit 89 të VKM respektive pë rregullat  e prokurimit publik ku ndër të tjera shkruhet: Në asnjë rast nënkontraktimi nuk duhet të tejkalojë 50% të vlerës së kontratës.

Deponimet e ish-numrit 2 të qeverisë Arben Ahmetaj vërtetohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, në të cilin citohet se zëvendëskryeministrja Balluku me anë të Aktit Normativ nr.17, datë 1 dhjetor 2022 dhe aktit normativ nr.19 datë 29 dhjetor 2022, miratoi ndryshime në buxhetin e shtetit për t’i shtuar 50 milionë euro ministrisë që drejtonte vetë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se miratimi i akteve normative është bërë në tejkalim afati dhe pa analiza të detajuara.

Sipas neni 101 të Kushtetutës së Shqipërisë: “Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme”.

Përdorimi i akteve normative për qëllime të cilat nuk kanë lidhje me nevoja emergjence të krijuara si pasojë e pandemisë, krizave energjetike apo fatkeqësitë natyrore krijojnë dyshime për qëllimin e vërtetë të tyre.

Audituesit konstatuan pagesa pjesore të faturave, në kundërshtim me ligjin nr. 9936 datë 26.6.2008 “Mbi zbatimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe një nga pagesat është bërë pikërisht për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Sipas Spending Data, kompania turke “INTEKAR – ASL” me përfaqësues Abdulkadir Kart ish-deputetin dhe mikun e presidentit Erdogan, deri në 17 korrik 2024 është paguar 178 milion Euro nga Ministria e Infrastrukturës për punimet e tunelit të Llogarasë.

Tuneli u ndërtua në vlerën 28 milionë euro për kilometër.

Ndërsa supervizimi u fitua nga bashkim operatorësh, pjesë e të cilit ishte kompania Net Group sh.p.k në hije e ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberit, i cili së bashku me pronarin në letra të kësaj shoqërie u arrestuan  për korrupsion dhe pastrim parash. Kontrata e supervizimit kushtoi rreth 1.9 milionë euro.

Edhe pse tuneli është i hapur për përdorim, nuk dihet nëse punimet janë marrë në dorëzim nga AK dhe ka përfunduar kolaudimi i tyre në përmbushje të detyrimeve ligjore përpara hapjes për përdorim të veprave infrastrukturore.

Ajo që dallohet lehtësisht për ata që vizitojnë këtë tunel është mungesa e monitorimit ndaj zbatimit të këtij projekti, që po zhbën mjedisin dhe bukurinë e zonës së mbrojtur të Parkut Natyror në pjesën e Llogarasë. Inertet e mbetjeve të tunelit shtrihen përgjatë faqes së malit duke shkatërruar vitalitetin e bimësisë së egër të zonës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...