Blloku që drejtorët e Veliajt mbanin llogaritë e vjedhjeve/ Ja si Qato dhe Molla përfituan qindra mijëra euro

Saturday, 10 August 2024 17:42
 
Dy drejtorët e bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla, sipas SPAK, janë pronarët faktik të kompanisë "5D Konstruksion".

Por në dosje thuhet se ata përfituan në dorë përmes lëvizjes me kontrata fiktive të paktën 89 milionë lekë. kësaj shumë i shtohet dhe shpërndarja e fitimit prej subjektit, që po ashtu janë dhënë në mënyrë të paligjshme.

Bëhet fjalë për rreth 31 milionë lekë që aksioneri me letra Nestor Muhametllari ia ka dorëzuar. Madje në shënime shihen edhe lëvizje të shumave të mëdha të parave. 

Gjithccka është zbuluar në bllokun që BKH i ka gjetur në banesë Muhametllarit, ku Redi Molla shënohej me gërmën R dhe Mariglen Qato me M., e në çdo rast përkrah tyre vendosej shuma përkatëse që u ishte dhënë nga dividenti

Në një tjeter bllok shënimësh të gjetur në zyrat e 5D është pasqyruar fakti se Redi Molla ka marrë shumën prej 11,000.000 lëk nga fitimi i realizuar në vitin 2018. Ndërsa Mariglen Qato sipas bllokut ka marrë shumën prej 4,000,000 lëk.

Në përmbajtjen e këtij blloku konstatohet si Redi Mollës i është kthyer shuma prej 32,500,000 lek shumë kjo e zbritur nga shuma totale 134.810.00 lekë.

SPAK thotë se shuma e kthyer Redi Mollës është e përafërt me shumën 31,505,177 që rezulton që është shuma neto e dividentit të shpërndarë nga shoqëria “5D” me vendim të asamblesë së shoqërisë të vitit 2020, ku në atë periudhë ortak i vetëm i shoqërisë ishte Muhamet Petriti.

Nisur nga përmbajtja e shënimeve konstatohet se shuma prej 7,782,027 me përshkrimin kthyer dividend është e njenjte me shumën e ndarë nga shoqëria në vitin 2019 në kohën ku ortak i kësaj shoqërie ka qenë Muhamet Petriti.

Sipas shënimeve kjo shumë është zbritur nga shuma totale prej 102,310,000 lek dhe llogaria për Redi Mollën është zbritur në shumën 94,527,973 lek. Çka do të thote se së shumë është kthyer përsëri te ish drejtori i Bashkisë Trianë Redi Molla.

SPAK thotë se dy drejtorët i kanë dhënë tendera kompanisë “5D”, edhe pse ishin pronarë të fshehtë, duke përfituar në mënyrë të paligjshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...