VOA: Egli Proga u dhunua për vdekje nga një person i lidhur me PS-në

Tuesday, 13 August 2024 11:16
 

Zëri i Amerikës

42-vjeçari Eglantin Proga humbi jetën pasditen e të shtunës në Pogradec sipas policisë së Korçës “si pasojë e një konflikti”, ndërsa ngjarja tragjike ka përfshirë në polemika disa institucione pas dyshimeve për manipulim të fakteve në favor të autorit. 

Policia e Korçës njoftoi se forcat e rendit shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ngritën grupin hetimor, sekuestruan kamerat e lokalit, shoqëruan disa persona, që ishin të pranishëm në çastin e ngjarjes dhe kryen të gjitha veprimet e para me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e saj.

“Grupi hetimor zbardhi ngjarjen, identifikoi dhe arrestoi autorin si dhe tre shtetas të tjerë për moskallëzim krimi”, thuhet në njoftimin e policisë, e cila hodhi poshtë dyshimet se policia u përpoq të manipulonte apo të fshihte ngjarjen.

Jonida Proga, motra e viktimës, tha para mediave se vëllai u dhunua dhe u la gjatë në rrugë në gjendje të rëndë, ndihma mjekësore u vonua ndërsa theksoi se “policia ka lëvizur shumë vonë” dhe se “jeta e vëllait mund të ishte shpëtuar me një ndërhyrje më të shpejtë mjekësore, gjë që u frenua nga veprimet policore”.

Por Avokati i Popullit shprehu “shqetësimin e thellë” të hënën për “ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku në rrethana të dyshimta humbi jetën një qytetar” dhe bëri të ditur se ka nisur një verifikim të plotë mbi veprimet e organeve kompetente, i cili do të hedhë dritë mbi të gjitha aspektet e ngjarjes, përfshirë edhe pretendimet për moszbardhjen e drejtë të situatës.

“Avokati i Popullit shpreh shqetësim për pretendimet e ngritura nga familjarët e viktimës dhe një pjesë e opinionit publik në Pogradec, lidhur me mundësinë e fshehjes apo manipulimit të ngjarjes nga strukturat e policisë lokale”, thuhet në deklaratën e këtij institucioni.

Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku urdhëroi sot që të kryhet një inspektim lidhur me ngjarjen tragjike të Pogradecit në policinë e Korçës nga drejtoria e standardeve profesionale në policinë e shtetit.

“Drejtoria e Standardeve Profesionale do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

Njoftime jozyrtare bëjnë me dije se Proga u dhunua brutalisht nga një 29-vjeçar, i cili është pjesëtar i një familje me lidhje politike në pushtetin socialist, çka dyshohet se mund të ketë sjellë frikën apo ngurrimin e shumë pjesëmarrësve për të folur, që të fshehin ose të zvarrisin me vonesa zbardhjen e ngjarjes.

Kryetari i Partisë Demokratike në Pogradec, Gentian Çela, deklaroi se “i ndjeri Egli Proga ndërroi jetë pas dhunës barbare të shkaktuar nga Denis Meçe, familjar i një drejtuesi të Partisë Socialiste, i njohur për bëmat në korrupsion dhe përfitues tenderash në Bashkinë e Pogradecit”.

Ai theksoi se policia e Pogradecit “për qëllime politike” u përpoq të “fshihte vrasjen e ndodhur në zonën më të populluar të qytetit duke e raportuar si vdekje natyrale”, si dhe kërkoi për këtë shkarkimin e drejtuesit vendor të policisë.

Ngjarja tragjike ka tronditur qytezën turistike të Pogradecit buzë liqenit të Ohrit në juglindje të vendit, e cila vizitohet nga mijëra turistë vendas dhe të huaj, aq e njohur për mikpritjen, arkeologjinë antike dhe atmosferën paqësore, që përfshin prej shumë kohësh këtë krahinë.

Eglantin Proga, baba i dy fëmijëve të mitur, njihej nga komuniteti si qytetar i rregullt e i qetë pa konflikte me persona problematikë. Ende nuk ka të dhëna mbi shkaqet e konfliktit, ku ai u dhunua ashpër deri në humbje të jetës, ndërsa hetimet e disa institucioneve të ndryshme pritet të zbardhin të vërtetën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...