Tri pika me shumë përgjigje për kuratoren Ajola Xoxa

Tuesday, 13 August 2024 12:29
 

Ajola Xoxa, në disa shkrime rresht, jo vetëm investigative, por edhe opinione të bëra nga CNA, mori fytyrën e saj të vërtetë në opinionin publik.

Pra, ne pastruam atë imazhin e një vajze që rri pas një politikani, të një juriste të suksesshme që tashmë ishte kthyer në një kuratore arti dhe për këtë ne sollëm fakte dhe analiza.


Sot, po sjellim tri pika për të zbërthyer në mënyrën më të mirë të mundshme fytyrën e vërtetë të Ajola Xoxës, përse shërben buzëqeshja e saj në krah të njerëzve të artit dhe kulturës.

Për të treguar se si është bashkuar keqazi politika, interesat klienteliste, biznesi, të cilat bashkë po i marrin frymën dhe shpirtin artit e kulturës.

Më poshtë po ju sjellim tri pikat me shumë përgjigje për kuratoren Ajola Xoxa:

 

1.Arti dhe kultura janë forca që bëjnë kritikën shoqërore të realitetit, ndërkohë që në Shqipëri po shohim një kastë të re njerëzish, të cilët po përdorin artin për të pastruar fytyrën e tyre, të nxirë nga korrupsioni. Shembulli më i qartë ishte ekspozita e parë e Galerisë “Gocat” hapur te Piramida, ku shohim barazimin e 3 pushteteve, “Galeria Mane Foundation” kontrakton si kuratore Ajolë Xoxën e “Harabelit” me Agjenci PR Landmark Coomunications.


2.Ajola Xoxa, “Harabeli”, ka bllokuar skenën e arteve pamore në Shqipëri duke përfituar jo vetëm financime nga ente ndërkombëtare në Shqipëri, që siç e dimë janë subjekt i “network”-ut politik, por dhe financime publike si në rastin e Ministrisë së Kulturës, ku rezulton fituese në disa thirrje projektesh. 

Tri pika me shumë përgjigje për kuratoren Ajola Xoxa
Pagesat Ministria e Kulturës për Erald Simixhiun, dajën e Ajola Xoxës
Tri pika me shumë përgjigje për kuratoren Ajola Xoxa
Pagesat nga Bashkia Tiranë dhe Ministria e Kulturës për Erald Simixhiun, dajën e Ajola Xoxës

3.Aktiviteti i Ajola Xoxës si manjate arti në Shqipëri është një ‘pasion’ i lindur pas ardhjes në pushtet të bashkëshortit të saj Erion Veliaj si kryetar bashkie. Pasi formimi i saj akademik nuk ka kurrfarë lidhje me këtë sektor.

Gjithashtu projekti i Ajolës, “Arti në Hapësira Publike”, është në konflikt të pastër etik dhe interesi, ku organizata e saj “Harabel” merr përsipër vënien në dispozicion të hapësirave publike të Tiranës për artistët e përzgjedhur prej Ajola Xoxës. 


Rasti konkret është dhe instalacioni “Bleta” te landfilli i Sharrës, tek inceneratori që nuk ekziston, apo instalacioni “Enough is Enough” i Sislej Xhafës te lumi i Lanës pranë ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot”, apo një rast tjetër me instalacionin e vendosur në sheshin e pallateve te “Bulevardi Zogu I”.

Tri pika me shumë përgjigje për kuratoren Ajola Xoxa

Tri pika me shumë përgjigje për kuratoren Ajola Xoxa

Qartazi Ajola Xoxa është duke përdorur artistët dhe botën kulturore në Tiranë, për të pastruar dhe rehabilituar imazhin e të shoqit si dhe për të pastruar para.


Kujtojmë se Ajola nuk ka asnjë formim apo “background” edukimi në këtë fushë, pasi ka studiuar Juridik në Francë (miqtë e saj të shkollës thonë se nuk e mori kurrë diplomën) dhe ka vetëm 1 Master të ndjekur në Shqipëri me pedagogun, mikun e Ramës, Vladimir Myrtezain.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...