Balliu: Veliaj i jep ECO Tiranës dhe Ndraghetës miliona euro për pastrimin, por kazanët e plehrave janë plot

E mërkurë, 14 August 2024 11:52
 

Tirana po vuan një krizë mjedisore për shkak se ngado plehrat po i marrin frymën kryeqytetit.

Por edhe pse kazanët e plehrave janë tejmbushur, PD denoncoi se Erion Veliaj vazhdon t’i japë miliona euro ECO Tiranës dhe kështu indirekt Nraghetës italiane.

Koordinatori Rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu tha se kjo është një arsye më shumë për të protestuar të enjten.

DEKLARATA E PLOTË

Erion Veliaj, me garancinë që ka marrë nga kolegët e drejtësisë, vazhdon pa ndërprerje abuzimet dhe vjedhjet e parave te qytetarëve me ECO Tiranës e Ndraghetës.

Në foton tregohet se si në një ditë Veliaj i jep ECO Tiranës plot 1.5 milion euro për pastrimin e Tiranës vetëm për muajin qershor.

Image

Dhe një pagese të dytë po në të njëjtën ditë, data 01.08.2024 dhuron edhe 743 mijë euro ECO Tiranës që e ngriti me kompaninë e Ndraghetës për të njëjtin shërbim.

Këto shifra janë të pajustifikueshme, mjafton të shohësh që i njëjti shërbim për të njëjtin territor nga e njëjta kompani për të njëjtin afat kohor ndryshon me gati dyfish të kostos, pra njëra pagesë është 1.5 milion euro dhe tjetra 734 mije euro.

Këto shifra abuzive kaq të larta janë të pajustifikueshme edhe për shkak se Tirana, në çdo raport ndërkombëtar, si për shembull raporti i OBSH, ku faktohej se grimcat e ndotjes ishin 90 herë më të larta se norma e lejuar.

Pra, ndërkohë që kazanët e plehrave janë plot paradite dhe pasdite, përveç atyre koshave pranë vilave te pushtetit, qytetarët paguajnë shifra marramendëse për pastrimin.

Ku është SPAK në këtë rast që nuk heton pagesat e bëra për ECO Tiranën?

Pse nuk shikon dhe nuk heton SPAK pagesat e pajustifikuara? Pse nuk heton SPAK abuzimin me taksat e qytetareve?

Apo kolegët nuk e hetojnë kolegun?

Sa herë denoncohet me prova dhe fakte Erion Veliaj, SPAK merr pushimet ose arreston ndonjë mjeran të pushtetit.

Kur do të adresohet burimi i aferave, burimi i vjedhjes te vazhdueshme te qytetarëve shqiptarë?!

Ndaj, të nderuar qytetare, kur drejtësia nuk ekziston, është detyrë e revoltës qytetare të vëre para përgjegjësisë pushtetarët e korruptuar.

Të enjten ora 11:00 të bashkohemi në proteste tek Bashkia Tiranë kundër kryehajdutit Lal Djegësi!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...