'Dëshmoni, se kriminelët mund të vrasin edhe vëllezërit tuaj'/ Motra e Egli Progës: Kërkoj vetëm drejtësi

E mërkurë, 14 August 2024 23:38
 

Pas largimit nga jeta në mënyrë tragjike të Egli Progës, motra e tij, e rënduar nga dhimbja, bëri një deklaratë publike të fuqishme, mes turmës masive të mbledhur në homazhe në nder të kujtimit të të vëllait.

Duke premtuar të luftojë për drejtësi në emër të tij, në fjalën e saj, ajo theksoi vendosmërinë për të mbrojtur kujtimin e vëllait të saj dhe për të siguruar që kriminelët që i morën jetën të përballen me drejtësinë. Me një thirrje të drejtpërdrejtë për banorët e Pogradecit dhe për të gjithë ata që kanë informacion, ajo kërkoi të mos heshtin, por të tregojnë të vërtetën, në mënyrë që vrasësit të mos mbeten të pandëshkuar. 

Më poshtë janë fjalët e saj të plota:

“Që nga dita kur Egli mbeti këtu i pajetë pasi jetën ia morën barbarët e këtij qyteti, unë do të jem mbrojtësja e tij. Do e mbroj pas vdekjes sepse nuk isha këtu për ta mbrojtur për së gjalli. Mund të dukem si një e vogël dhe hallexheshë me të zeza, por ja kam borxh vëllait tim të sjell drejtësinë. Nuk dua të përfitoj kush nga vdekja e tim vëllai, nuk dua të politizohet vdekja e tij, por do pranoj ndihmën për vendosjen e drejtësisë. Kriminelët që i kanë mbyllur jetën vëllait tim do shkojnë në burg pa përjashtim. Si ata plehra që e dhunuan dhe ata që u përpoqën ta mbyllin këtë vrasje makabre me heshtje apo me letra.

Kam vetëm një kërkesë për ata që më dëgjojnë sot, për pogradecarët, flisni, mos kini frikë, tregoni të vërtetat tuaja për banditët që morën jëtën e Eglit, dëshmoni, se ata mund të vrasin vëllezërit tuaj nëse shpëtojnë paq, tregoni kush i mbron, kush janë kriminelët pas tyre. Kërkoj nga sistemi i drejtësisë, avokat, prokuror, gjyqtarë, këtë herë nuk ka para, nuk ka miq, nuk ka ndërhyrje. Mos bëni gabimin ta godisni me shkelma dhe me grushta vëllain tim , sic bënë barbarët që do të përpiqen t’ju blejnë.

Kërkoj vetëm drejtësi, dhe asgje tjetër por, jo vetëm me fjalë, e kërkoj si vepër. Duke filluar që sot i bëj thirrje të gjithë avokatëve dhe juristëve të Shqipërise, të vijnë edhe të mbrojnë Eglin bashke me mua."- u shpreh motra e të ndjerit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...