Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka cituar ligjin për menaxhimin e mbetjeve që detyron çdo eksportues të pajiset me leje nga ministria e Mjedisit.
Berisha ka insistuar që Edi Rama të bëjë publik autorizimin që ka lëshuar ministrja e Mjedisit për eksportimin e këtyre mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria në drejtim të Tajlandës.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Tani do të na thoni se, pa të shohim se do ti pranojmë apo nuk do ti pranojmë.
Çdo marrëveshje me mafian që mund ti bëni ju, për ti mbytur në det ato, do të denoncohet me forcën më të madhe, dhe do të përgjigjesh para ligjit. Natyrisht këtu të mbron mercenar Dumani, por ligji ndërkombëtar nuk të fal ty.
Je përpjekur o mashtrues, trafikant i pangopur, i papërmbajtur, të mbrohesh me kontenierët, me mineralet, me metalet që eksporton Kosova.
Janë krejt tjetër, janë qindra kontejner, zink, plumb, polimetale, lëndë të tjera, të cilat njëlloj si kromi i Shqipërisë, njëlloj si nikeli i Shqipërisë, eksportohen në përputhje me çdo rregull dhe ato vetëm nëse ti për të bërë pis Kosovën si veten tënde, ua ke ndërruar siç ke ndërruar kodet, kë ndërruar dhe vendin e eksportit dhe ke vendosur Kosovën.
Dhe kjo do të dalë nëse e ke bërë dhe dënimi i dyfishtë të përket ty.
Miqtë e mi!
U deshën tre javë që të flasë Edi Rama, të përpiqet të mashtrojë.
Na e nxirr pak, ku e ke autorizimin e eksportit të mbetjeve të cilat nuk mund të eksportohen kurrë pa autorizim të ministrit.
Lexo ligjin; eksporti i mbetjeve nga Republika e Shqipërisë, i mbetjeve, pra i të gjitha llojeve, lejohet vetëm me autorizim të lëshuar nga ministri.
Ku e ke? Nxirre.
Pika 4 e nenit thotë; autorizimi i eksportit të mbetjeve është i vlefshëm vetëm për 1 vit, dhe i nënshtrohet kushteve të përgjithshme të përshkruara në rregullore dhe pikën 6 të këtij neni, si dhe kushteve specifike në rast konkret.
Në autorizimin e eksportit të mbetjeve përcaktohet numri i dorëzimit, lloji dhe sasia e mbetjeve për të cilat lëshohet autorizimi, standardet të cilat lidhen me ambalazhimin, etiketimin e mbetjeve dhe dokumentet shoqëruese gjatë transportit të tyre.
Autorizimi përmban kërkesat për monitorimin dhe raportimin e transfertave të mbetjeve.
Pra, asnjë nga këto nuk ekziston sepse është trafik i mirëfilltë i yti. Njeri që nuk ngurron të angazhohesh në çdo veprimtari ilegale. Të rrezikosh jetën e qytetarëve, të shkelmosh reputacionin e Shqipërisë, vetëm e vetëm që të pasurohesh ditë e natë, duke i bërë keq çdo shqiptari, duke vjedhur çdo shqiptar, duke vjedhur e rrënuar Shqipërinë.