Në ditën e 237 të qëndresës, lideri i Opozitës, Sali Berisha tha se Rama vijon të mbajë qëndrimin e tij diskriminues ndaj qytetarëve të rrethit Krujë, njëjtë siç kanë bërë regjimet e baballarëve të tij.
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, qëndrestare dhe qendrestarë të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo qytetari të ndershëm shqiptar, kauzës të dejtë të shoqërisë dhe kombit shqiptar.
Përshëndetje të përzemërta edhe oratorëve fjalë artë të kësaj platforme anticensurë që përcjell në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve, dritën e të vërtetave për të sjellë gjithçka fsheh velloja e zezë e censurës së regjimit të Edi Ramës.
Të dashur miq!
Edi Rama në shumë aspekte në qëndrimin e tij ndaj shqiptarëve që jetojnë nga Fushë Kruja në Vermosh, Valbonë, mban një qëndrim armiqësor, diskriminues të njëjtë me regjimin e baballarëve të tij, më të egër se çdo pushtues që ka njohur Shqipëria gjer sot.
Por unë ju garantoj se ai që urren që një pjesë të kombit të tij, që poshtëron një pjesë të kombit të tij, që injoron një pjesë të kombit të tij, ai nuk mund të jetë kurrë gjë tjetër, veç se një armik kombëtar, i mbarë kombit.