Njeriu që drejton ekonominë më të kriminalizuar në Evropë premton integrim ekonomik

Hënë, 26 August 2024 12:17
 

Në një kohë kur Shqipëria është vënë në qendër të vëmendjes nga vendet e huaja për shkak të anijeve me lëndë toksike që kanë dalë nga Porti i Durrësit, apo pastrimit të parave nga bota e krimit përmes ndërtimeve, kjo referuar edhe raporteve ndërkombëtare, Edi Rama del në show-n e radhës dhe flet për integrim ekonomik.

A thua se mbetjet toksike dhe trafiqet e paligjshme ndërkombëtare që bëhen nga dhe me leje të qeverisë së tij, paratë e pista e të korrupsionit që mbushin xhepat dhe llogaritë e Rilindasve, do t’i japin ‘boom’ ekonomik Shqipërisë, mendon Rama. 

Korrupsioni është në nivelet më të larta të administratës publike dhe qeveritare, si kurrë më parë, ashtu sikurse dhe zhvlerësimi i euros për shkak të futjes së parave të pista në qarkullim, ka bërë që Shqipëria zor të ‘ngrejë kokë’ drejt një ekonomie të shëndoshë e të qëndrueshme.

Kryeministri Edi Rama doli dhe foli këtë të hënë për hartimin e një politike të re të  BE,  përmes një instrumenti të ri financiar dhe zhvillimor për krejt rajonin tonë. A thua se BE do ta ketë vëmendjen nga ke, kur qeveritarët tanë, ish-ministrat e Ramës ishin të parët që vodhën taksat e evropianëve përmes fondeve të IPARD në bujqësi.

“Ndërkohë natyra e procesit të negocimit dhe e ndërveprimet me BE është shumë dinamike dhe këtu dua të sjell një fakt konkret që lidhet me rolin pro-aktiv të Shqipërisë përmes një diplomacie dinamike në funksion të ndikimit të vetë BE për interesat tona, të para në një kënd më të gjerë si pjesë e interesit të përbashkët rajonal. Dua të flas për hartimin e një politike të re të BE përmes një instrumenti të ri financiar dhe zhvillimor për krejt rajonin tonë, i cili shkon përtej sistemit të mbështetjes me fondet IPA dhe adreson në mënyrë specifike një nevojë të madhe të Shqipërisë dhe rajonit për të përmirësuar performancën dhe rritur konvergjencën me vendet e BE. Ndërkohë që ne negociojmë anëtarësimin në BE, të mund të integrohemi gradualisht në hapësirën ekonomike dhe tregun e përbashkët evropian. Kjo është diçka e re që u mundësohet vendeve të rajonit. Plani i ri i rritjes që është ky instrument është në dorën tonë dhe së bashku me partnerët në Bruksel ne jemi në një proces sistemimi të të gjithë hapave dhe të gjithë piketave që do të duam të arrijmë përmes këtyre hapave për të rritur masën e integrimit pa pritur që të bëhemi anëtar të BE”, tha Rama.

Një muaj më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij për Shqipërinë është ndalur edhe në rastet e  korrupsionit, duke  nënvizuar se korrupsioni në nivelet e qeverisjes ishte i pranishëm, përmes prokurimeve publike dhe PPP-ve.

“Korrupsioni ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, përfshirë përmes prokurimeve publike dhe partneriteteve publike-private, megjithëse autoritetet bënë përparim gjatë vitit në luftën kundër korrupsionit dhe drejt dhënies fund të mosndëshkimit”, thuhet në raport.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...