'Tirana Diplo 2024'/ Nesho: Rama aventurier në politikën e jashtme. Ne u lidhëm kokë e këmbë me Vuçiç për...

Hënë, 26 August 2024 20:11
 

Sot u mbajt në kryeqytetin e Shqipërisë Konferenca Tirana Diplo 2024, ku ndër të tjera u tha se vendi ynë ka shanse reale që të jetë pjesë e BE deri më 2030.

Diplomati Agim Nesho ka komentuar këtë Konferencë dhe premtimet e dhëna aty nga kryeministri Edi Rama. Nesho tha në një intervistë për Syri Tv me moderatorin Edvin Parruca tha se Rama është aventurier në politikën e jashtme. Sipas tij, regjimi i Rilindjes e ka larguar Shqipërinë nga BE. 

 

“Një konferencë do ishte një shans për vendin, por ne kemi një kryeministër aventurier dhe i vetëkënaqur e protagonist në politikën e jashtme.

Dua të them se sot pamë diferencën dhe botëkuptimin mes dy liderëve. Lideri i opozitës menjëherë i dha përgjigje për atë që mungonte në fjalën e kryeministirt shqiptar duke kapur katër shtylla kryesore;

E para anashkalimi i temës kryesore dhe kardinale për interesat e kombit tonë, për Çështjen e Kosovës. Përpjekja për hapjen e një ambasade në Afrikë për çështjen e Kosovës është një justifikim dhe e pamjaftueshme.

Ne kemi një shtet të kapur nga mafia, një shtet që është kthyer në qendër të pastrimit të parave. Një shtet që ka liderin e opozitës në burg…e gjithë kjo evidenton se ai është pengesa për integrimin dhe madje tregon se nuk ka asnjë strategji të politikës së jashtëme.

Rama duke mos patur kapacitetin për mbrojtjen e interesave kombetare është kthyer në vasal të Erdoganit.

Në diskutim Rama bëri prioritetet e tij, duke theksuar faktin se aleatët tanë në Ballkan do vazhdojnë të jenë Turqia, Greqia dhe Italia. Rama u lidh së tepërmi me Turqinë. Rama ka luajtur me ndjenjat patriotike të popullit shqiptar. Shqipëria duhet të ketë raporte shumë të mira me Gjermaninë, Britaninë dhe SHBA. Rama është një aventurier në politikën e jashtme. Turqia ka interesa me Shqipërinë, për të ndërhyrë në çështje të brendshme. Kroacia është një vend, që mund të kemi raporte tepër të mira.

Ne u lidhëm kokë e këmbë me Vuçiç, për të realizuar Ballkanin e Hapur. Regjimi i Rilindjes e ka larguar Shqipërinë nga BE. Ne nuk e meritojmë të jemi në BE, pasi kemi fenomene si kapja e shtetit, kemi raste të pastrimit të parasë, lidhje të qeverisë me krimin. Kjo është retorikë e Ramës, për t’i hedhur hi syve të popullit shqiptar. Shteti shqiptar është shtet problematik, që po nxit ndarjen sociale.",- tha Nesho.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...