42-vjeçari Luçiano Koçeku i njohur dhe si “Tur Koçeku”, është protagonisti i sherrit në ambientet e një lokali në Palasë.
Sipas burimeve të Syri Tv, Koçeku ka qenë i shoqëruar në ambientet e brendshme të lokalit me disa miq të tij, në momentin e sherrit.
Në lokal, sipas burimeve ka qenë prezent edhe Fatmir B,i shpallur në kërkim nga Policia për një plagosje me thikë në Komunën e Parisit, shtetasin Mirel Ishka, pas nje sherri për motive të dobëta.
Burime për Syri Tv bëjnë me dije, se Fatmir B. nuk rezulton në komunikatën e Policisë së Shtetit, por të njëjtat burime saktësojnë se ky shtetas ka qenë një nga personat kryesorë të përfshirë në sherrin e ambienteve brenda lokalit në Palasë.