Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur te skandali me lëndet helmuese të nisura nga Porti i Durrësit, ku sipas tij nisja e 100 kontejnërve nuk është rasti i parë.
Duke iu referuar interivistës për Zërin e Amerikës të përfaqësuesit i rrjetit prestigjoz të Bazelit, Jim Puket, Berisha theksoi se kjo aferë e rrjetit të lojës me jetën dhe shëndetin e shqiptarëve, të Edi Ramës dhe klanit të tij është nga aferat mafioze, shtetërore më të rrezikshme në rajon, Europë dhe në botë.
Beirsha: Të dashur miq!
Sot në një intervistë të dhënë Zërit të Amerikës përfaqësuesi i rrjetit prestigjoz të Bazelit, rrjet i cili vepron në kuadër të OKB, në mbrojtje të Traktatit të Bazelit për lëndët helmuese, Jim Fuket sonte deklaroi, apo konfirmoi ato që në mënyrë të përsëritur i kemi shprehur këtu para jush.
Së pari, ajo që është tronditëse, është se nisja nga Durrësi e një 100 kontejnërve me lëndë helmuese nuk është rasti i parë, por është një rrugë e bërë kush e di sa herë.
Së dyti, Kurumi mund të jetë baza e këtyre mbetjeve, por nuk është vetëm Kurumi. Rrjeti i Bazelit informon shqiptarët se trafiku ndërkombëtar, futja në Shqipëri e helmeve nga vende të tjera është një burim tjetër potencial, real i këtij krimi monstruoz shtetëror, i këtij trafiku shtetëror me në krye Edi Ramën.
Së treti, rrjeti i Bazelit zbulon se këto lëndë helmuese që vijnë nga vende tjera në Durrës, apo nga uzina Kurum dhe të tjera të Shqipërisë, këto shkarkohen në port në ambjente të hapura, dhe era mund të mbulojë Durrësin dhe jo vetëm Durrësin, po mund t’i shpërndajë ato drejt Durrësit, Tiranës dhe zona tjera, duke helmuar ajrin me lëndë toksike të një rrezikshmëri shumë të lartë për sëmundje nga më të këqijat.
Të dashur miq!
Kjo aferë e rrjetit të lojës me jetën dhe shëndetin e shqiptarëve, të Edi Ramës dhe klanit të tij është nga aferat mafioze, shtetërore më të rrezikshme në rajon, Europë dhe në botë.
Unë dua t’ju informoj ju sonte se qytetari digjital ka informuar se në muajin janar janë nisur jo 100, por 530 kontejnerë me lënë toksike dhe ai thotë se tregtia se e lëndëve toksike, duke ndryshuar kodin e tyre nga gazheli i doganës nga lëndë helmuesë në lëndë johelmuese, është një aktivitet intensiv i Edi Ramës dhe suitës së tij.
Qytetari digjital informon se përveç kompanisë Sokoli është dhe kompania e Aleks Binjakut, e cila bën të njëjtin transport dhe se Sokoli dhe Binjaku janë thjeht, Zoto dhe Mërtiri, prestanomet e Edi Ramës dhe ministrave të tij që merren me tregtinë e vdekjes, me trafiqet e vdekjes në Shqipëri dhe vende tjera.
Mirënjohje të pakufijshme rrjetit të Bazelit, qytetarit digjital që informoi nga Durrësi rrjetin e Bazelit. Qytetarët digjitalë që informuan dhe mua për këto, gazetarëve, trima dhe guximtarë që denoncuan një nga aferat më të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë.