Kontrata 3 miliardë/ Rreziku i blerjes së avionëve francezë nga Serbia

E Enjte, 29 August 2024 11:04
 

Kontrata 3 miliardë euro që pritet të nënshkruaj Serbia për blerjen nga Franca të 12 avionëve ushtarakë Rafle nuk mund ti lërë indiferentë shtetet e tjera të rajonit. Kjo marrëveshje mund të nënshkruhet gjatë vizitës së Presidentit francez, i cili pavarësisht krizës së brendshme politike do të udhëtojë në Serbi të enjten ( 29 dhe 30 gusht) për një vizitë dyditore. Beogradi ka bërë të ditur se shpreson në realizimin e kontratës për shitjen e dymbëdhjetë avionëve luftarakë Rafale.


Sipas njoftimit të presidencës franceze vizita e Makron synon “thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh në fushat e ekonomisë, shëndetësisë, energjisë dhe kulturës”.

Por ajo që po tërheq vëmendjen në Serbi, sipas mediave vendase, është kontrata me Dassault Aviation, me vlerë 3 miliardë euro.

Gjatë vizitës së tij, presidenti francez pritet të shpallte përfundimin e kontratës për shitjen e dymbëdhjetë avionëve luftarakë Rafale në Serbi.

“Kemi disa ditë që po punojmë për këtë kontratë”, tha presidenti serb në televizion disa ditë më parë.

Në fillim të prillit, Emmanuel Macron priti homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç në pallatin Elysée. Dy liderët diskutuan veçanërisht për të ardhmen e Serbisë në Bashkimin Evropian. Beogradi aplikoi për anëtarësim në BE në dhjetor 2009 dhe iu dha statusi i vendit kandidat në mars 2012.

Në Moskë, vizita e atëhershme nuk kaloi pa u vënë re. Sipas agjencisë shtetërore Tass, gjatë vizitës së tij në Paris më 8 dhe 9 prill, presidenti serb Aleksandar Vuçiq theksoi se bashkëpunimi me Francën ishte “vendimtar” për kapacitetin mbrojtës të Serbisë, ndërsa këmbënguli në neutralitetin e vendit të tij në nivel ushtarak.

Nga ana e tij, presidenti francez deklaroi se e ardhmja e Serbisë është “brenda Bashkimit Evropian dhe askund tjetër”, dhe kjo, “çfarëdo qofshin plagët e së kaluarës së afërt”. Prej asaj kohe Parisi zyrtar ka shtuar edhe dozën e kritikave ndaj qasjes së Prishtinës në dialogun me Serbinë, duke dënuar “veprimet unilaterale të autoriteteve kosovare” që “vënë në rrezik marrëveshjen për normalizimin”.

Në një artikull të kësaj të mërkure e përditshmja franceze e mesditës “Le Monde” e prekte me shqetësim këtë lëvizje të Parisit zyrtar

“Eksporti i ‘Rafale’-ëve në këtë vend të njohur për afërsinë me Rusinë dhe synimet luftarake ndaj fqinjëve ballkanikë, ngre shumë pikëpyetje… Në ç’mënyrë synon Franca të garantojë që ‘Rafale’-t nuk do të transportohen në Rusi, apo që nuk do të përdoren për të ushtruar presion mbi Kosovën , pavarësinë e së cilës Beogradi ende nuk e njeh?”, thuhet në artikullin me autor korespondentin për ballkanin Jean-Baptiste Chastand dhe Faustine Vincent për “Le Monde”.  

Këto pikpyetje bëhen edhe më të mprehta kur dihet që ndonëse ka dënuar pushtimin e Ukrainës, Serbia ka refuzuar të prishë lidhjet e saj me Rusinë dhe t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...