Protesta/ Këlliçi- Dumanit: Si mund të jenë krime intelektuale vjedhjet me firme dhe vulë të Ramës dhe Veliajt

E Enjte, 29 August 2024 13:36
 

Opozita po organizon protestë përpara bashkisë së Tiranës kundër aferave të Erion Veliajt.

Belind Këlliçi, anëtar kryesie i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht drejtues politik për Tiranën ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kreut të bashkisë së Tiranës.
 
Këlliçi: Faleminderit për protestën e 23 para selisë së grupit të strukturuar kriminal 5D dhe pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës që nuk ka më shqiptar që nuk e di e që quhet Erion Veliaj. Nuk ka shqiptar që nuk e di që në këtë godinë strehohet një hajdut, një bandit që ka vjedhur votat e qytetarëve të Tiranës dhe pasi i vodhi për hërë të tretë votat me mandatin e grabitur vitin e kaluar dhurata që i ka dhënë qytetarëve të Tiranës, janë mbeturinat, janë plehrat/ Një banor, dje, nga zona e Astirit një zonë pas asnjë çerdhe, pa asnjë kopsht pa asnjë shkollë, një zonë me 70 mijë banorë çonte foto në kohë reale me koshat e plehrave në Astir me dhënien që plehrat prodhojnë vetëm plehra. Në të katër anët e Tiranës qyteti është i mbushur me plehra koshat janë të tejmbushur me plehra në një qytet ku bashkia paguan çdo vit 24 milione euro për pastrimin e qytetit dhe 12 milionë euro për inceneratorin dhe mjafton që të bëni një xhiro nëpër rrugët e Tiranës dhe të kuptoni realitetin që është krejt ndryshe nga ajo që shohim çdo ditë në mëdiat e paguar me paratë e inceneratorit të Tiranës. Ku shohim pyllin orbital të Erion Velijat me mbi 1 milionë pemë. Kronikat e gatshme të Veliajt me lopatë në dorë duke mbjellur një pemë me 20 kamera e 30 aparate fotografike. E ndërkohë realiteti në çdo cep të Tiranës është krejt ndryshe. Kanë mjaftuar këto 5 ditët e fundit për të kuptuar që të gjitha njësitë administrative janë të mbushura nga plehrat. Sepse kemi të bëjmë me një kryehajdut, me nja bandit që qëndron sot padrejtësisht dhe tërësisht në mënyrë imorale në krye të bashkisë së Tiranës vetëm për një arsye, se në këtë vend nuk ka drejtësi. Përherë kam qene një nga më të moderuarit kur vjen puna për të folur për SPAKU-un. Por disa të vërteta do të duhet ti themi. Pa paragjykim, pa paramenduar asgjë, vetëm bazuar në fakte. Altin Dumani para dy muajsh se disa prej krimeve të kryera nga zyrtarët e shtetit shqiptar, janë krime intelektuale . Por çfarë ka intelektuale në bonusin 8 për qind të pikëve firmosur nga Edi Rama për një kompani që nuk egziston. Si mund të quash krim intelektual firmën e Kryeministrit për një bonus 8 për qind, 8 muaj para se kompania të hapej. Ndërkohë që dy ministrat e tij, Ministri i Drejtësisë dhe Ministri i mardhënieve me parlamentin i çonin shkresë zyrtare duke i thënë që kompania nuk egzistonte dhe prapë kryeministri i jepte 8 për qind  bonus një kompanie që nuk egzistonte. Pse? Spese është kompani e tij dhe ku administrator dhe pronar faktik ka vendosur kreun e bashkisë Tiranë Erion Veliajn. Si mund të quhet krim intelektual një krim në të cilin, për katër herë më radhë Erion Veliaj i kërkonte Ministrisë së Financave përkatësisht ministrave Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj financimin e këtij projekti dhe katër herë me radhë ata e refuzuan.
Në mars të vitit 2017 Erion Veliaj me firmën e tij dhe vulën e kryetarit të bashkisë Tiranë i hapi rrugë koncesionarit 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës i cili deri tani ka kushtuar ka kushtuar 132 milionë Euro. Si mund të quhen krime intelektuale këto kur janë të bazuara në dokumente me firmën  dhe vulën e vete dyshes Rama – Veliaj. 

Por të shkëputemi për një minutë nga Dumani që për mua vazhdon të jetë kreu i organizatës partnere të drejtësisë në Partinë Socialiste, i SPAK-ut.
Kalojmë tek kreu i task forcës kundër korrupsionit Kldodian Braho, prokurori që ka nën hetim dosjen 5D. Një pyetje publike kam sot nga ky shesh për Klodian Brahon. Si ka mundësi që Elton Kacidhja është ende i lirë. Si ka mundësi që drejtori i UKT që e di një Shipëri e tërë që është kthyer në bankomatin personal të Erion Velijat. Është pagatori numër një i portaleve që shpifin, i mediave që shpifin kundër opozitës. Si ka mundësi që është i lirë. A e kë lexuar zoti Braho vendimin e Gjykatë së Apelit të posaçëm ku në dy momente shkruhet e zezë mbi të bardhë nga vete Gjykata e Apelit të posaçëm se pasi iku Veliaj dhe Molla si autoritet kontraktor për firmosjen e tenderave që ka marrë 5 D, personi kryesor që ka firmosur tenderat për 5D quhet Elton Kacidhja. Si ka mundësi që nuk ju bën përshtypje as vendimi i gjykatës tuaj. Si ka mundësi që në një episode të dytë vetë gjykata e apelit të Posaçëm e nënvizon e zezë mbi të bardhë se përsoni që mban komunikim të drejtpërdrejtë me administratorin e 5D është Elton Kacidhja. Si ka mundësi që ky bandit nuk është thërritur ende në Prokurorinë e Posaçme për tu marrë në pyetje. A mos vallë një ndërtues i 7 kateve pa leje në qendër të Tiranës i cili bredh kryetarin e bashkisë së Tiranës me jahtin e tij ka të drejtë kur rreh gjoksin se e ka marrë ai përsipër ta mbyllë këtë çështje. A ka të drjetë ndërtuesi I 7 kateve pa leje apo ju nuk e njihni ligjin zoti Braho. Si ka mundësi që faktet janë kaq flagrante dhe Prokuroria e Posaçme ende ka lënë të lirë tre çerekun e grupit të strukturuar kriminal 5D që vijojnë të vjedhin në mënyrë të përditëshme qytetarët e Tiranës. Si ka mundësi që Gjykata e Apelit të Posaçam i thotë SPAK-ut që në rast të 5D keni të bëni me një grup të strukturuar Kriminal  dhe prokuroria e posaçme nuk bën asgjë. E ndërkohë sot që flasim ne ditën e 241 kryetari i opozitës doktor Berisha është në arrest shtëpia, pa fakte, pa prova, pa akuzë. Si ka mundësi që ne flasim për një drejtësi të pavarur ndërkohë që faktet janë flagrante për përfshirjen e Erion Veliajt në vjedhjen me skandaloze të taksave të qytetarëve shqiptarë. Nëse hetimit i shkohet deri në fund patjetër që shkohet tek Erion Veliaj. Si ka mundësi e quani krim intelektual vjedhjen ditën për diell të banorëve të Tiranës. Ju kemi faktuar me dokumente përtej çdo dyshimi përfshirjen e drejpërdrejtë të Erion Veliajt në aferën e Incenaratorit të Tiranës.

Sot jemi kthyer në të vetimin vend të botës që mediat kombëtare sulmojnë opozitën. Fajin e ka opozita që vjedh Erion Veliaj dhe Edi Rama. Kjo proteste do të vijojë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...