Rama zhvesh ushtrinë nga pronat, 1.3 milionë metra katrorë ndërtim në Porto Palermo

E Enjte, 29 August 2024 20:48
 

Më datë 11 gusht të këtij viti, vetem shtatë ditë pasi kishte rrëmbyer mandatin e himarës në favor të Vangjel Tavos, Edi Rama me anë të një statusi në Facebook do të njoftonte hapjen për vizitorët të bazës së nëndetësve në Porto Palermo. Me anë të këtij statusi, Rama njoftonte se “me hapjen e tunelit nënujor të Porto Palermos, nis projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Porto Palermos në një destinacion të turizmit historik, ku do të ndërthuret natyra e paprekur e gjirit, vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës, ju uroj të diel të bukur”

Por duket  shefi i qeverisë e ka bërë zakon, që pas çdo inisiative, sipas tij për të sjellë zhvillimin të fshehë ndonjë aferë, kryesisht në funksion të atyre që i qëndrojnë pranë. Edi Rama në një sipërfaqë prej 136 hektarësh apo 1.36 milionë metra katrorë, në vend resortesh apo fshtrash turistike. Në fakt vendimi ëhstë marrë që në vitin 2017, dhe mban firmën  Kryeministrit në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit. Sipas AKPT, (Agjensia Kombetare e Planifikimit të Territorit),  pjesa që do të mbrohet siç thotë Rama është vetëm 1.4 hektarë dhe në hartë i përket pasurisë HI UB 16.762 ose gjithsej 14 mijë metra, ndërsa e gjithë sipërfaqja rreth saj që nga qafa e Lerës dhe deri poshtë në sipërfaqen që shtrihet si gadishull nëper gji, përfshi këtu dhe bunkerin që shërbente për daljen e nëndetëseve, janë dhënë për Shërbime dhe Shtëpi të dyta. Në këtë pjesë është e ndaluar vetëm ndërtimi i pallateve shumëkatëshe. E gjithë kjo zonë ka qenë pronë e ushtrisë, ndërsa sot duket se po kalon për investimet strategjike të oligarkëve që kanë pushtuar bregun. 

Image

 

(Harta e AKKP)

Vetë Edi Rama ka preferuar të mos shprehet për këtë çështje, por dihet tashmë se jo pak pasuri në jug po përdoren jo pak nga krimi i organizuar për të pastruar paratë. Rënia e shitjeve në Tiranë ka kthyer syte nga bregdeti.  

Ata që janë marrë me shitblerjen e pronave e dinë fare mirë se në këtë zonë, pra në Porto Palermo, nën petkun e prestanomeve ose jo kanë hyrë shume eksponentë të krimit të organizuar ose jo, me atë të kontratave paraprake, falsifikimit të dokumentave, mbivendosjeve etj. Në fund sipërfaqja ose shumica e saj regjistrohet në emër të një apo më shumë investitorëve strategjikë, të cilët marrin përsipër të kryejnë investimin. Raportet e audititit të KLSH kanë evidentuar se nën petkun e investitorëve strategjikë fshihen firma që nuk justifikojnë shumën për invetsimin.

Rasti 'Gjoka'

Eshtë pak a shumë e njëjta skemë që përdori dhe Pëllumb Gjoka për të grabitur tokat në Pulaj të Velipojës. Pasi hartoi një testament fals nga 99 vjeçarja Drande Hoti, arriti të merrte në pronësi gati 36 hektarë tokë. Por një problem serioz ju has në atë kohë në vitin 2019 nga Bashkia e Shkodrës e drejtuar nga Voltana Ademi, e cila me gjithë kohën e pamjaftueshme që iu la në dispozicion, refuzoi të firmoste për projektin Rama-Gjoka, për ngritjen e kompleksit “Silver Sand Resort" megjithëse Rama kishte bërë gati statusin e investitorit strategjik. Vetëm me një audit prej pesë ditësh atë kohë u verifikua se toka nuk kishte ndërruar ende pasaportë dhe bënte pjesë në njësinë strukturore N, ose më e saktë zonë natyrore dhe si e tillë s'mund të lejoheshin ndërtimet. 

Kjo bëri që Gjokës t'i vonohej leja zhvillimore me të paktën dy vjet, deri në vitin 2021. Në këtë vit Rama mblodhi sërish KKT vetëm tre muaj para zgjedhjeve më 26 janar i dha përfundimisht Gjokës statusin e investitorit strategjik, duke i çertifikuar në këtë mënyrë dhe vjedhjen e tokave që kishte bërë në këtë zonë. 

E pra duket qartë se ndërrimi i Kryetarit të Bashkisë së Himarës do ishte një pengesë jo e vogël për Ramën, që të zhvillonte projektin e tij të zaptimit të tokave në bregdet. Kjo shpjegon dhe këmbënguljen e tij, deri në burgosje të Fredi Belerit vetëm e vetëm se ai nuk ishte një firmëtar i projekteve të tij siç ishte Jorgo Goro. Se kujt ka projektuar Rama për t'i dhënë më shumë se 1.3 milionë metra katrorë tokë në Porto Palermo ku ka qenë ish zona ushtarake ( sepse janë dhe 100 mijë hektarë të tjerë në kufi me Qeparoin atje ku ka qenë 'Lokal Panorama' i Mihal Kokëdhimës) ende nuk dihet, por ajo që dihet është fakti se vetëm banorët e zonës, ata që kanë pronarë të vërtetë të atyre tokave nuk do i marrin. 

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...