Nga Tritan Shehu
Për Ramën, bashkëpunimi me Kosovën, si vasalitet ndaj tij.
I njëjti mentalitet përcillet edhe nga ministri i Jashtëm.
Kosova duhet të pyes Shqipërinë edhe për “Urën e Ibrit”!
Edhe mundet të diskutohet, jo të merret leje, veçanërisht për çështje të rëndësishme rajonale, është produktive diçka e tillë.
Por kjo ndodh në një klime normale bashkëpunimi.
Klime e cila është bërë “sterr e zezë” nga Rama e qëndrimet e tij.
Duke krijuar një “ngrirje” të plotë edhe në marrdhëniet bilaterale me Kosovën, jo vetëm për ato rajonale.
Rama a e pyeti Prishtinën kur promovoi “Ballkanin e Hapur” të Vuçiç, gjë e cila godiste direkt edhe Kosovën e sovranitetin e saj?!
Rama e e pyeti më parë Prishtinën kur hapi “siparin” e sanksioneve ndaj Kosovës me anulimin e njëanshëm të mbledhjes së përbashkët të qeverive?!
Jo dhe jo!
Për të mos folur për shumë raste të tjera “goditjesh” arrogante e paternaliste ndaj institucioneve me të larta të Kosovës.
Që në shumicë çojnë tek promovimi i Serbisë, në kurriz të Kosovës!
Dhe ku ishte në ato qëndrime e veprime të Kryeministrit, Ministria jonë e Jashtme?!
Heshtje e plotë e saj, asnjë rol.
Dhe tani përsëri kërkohet të goditet Kosova, pikërisht duke kërkuar të nxirret ajo fajtore ndaj Serbisë.
Këtë herë nga ministri i Jashtëm!
Realitet absurd e i trishtë ky!